Kosova
Mustafa kërkoi nga presidenti të heqë dorë nga korrigjimi i kufijve
Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, ka konfirmuar takimin që pati me presidentin Hashim Thaçi, në shtëpinë e tij.
Në një postim në Facebook, Mustafa ka shkruar se si kryetar i partisë më të madhe politike është informuar për kërkesat, por edhe paralajmërimet për masa shumë serioze ndaj Kosovës, të deklaruara nga delegacioni i lartë i SHBA-së.
“Ia shpreha brengosjen time dhe të LDK-së për situatën, në të cilën koalicioni qeverisës e ka sjellë vendin. Kërkova nga Presidenti që të heqë dorë nga orientimi i tij dhe diskursi politik për korrigjim të kufijve, në mënyrë që të krijohet një ambient normal për dialog dhe të evitohet frika nga dialogu”, ka shkruar Mustafa.
Kreu i LDK-së ka shtuar se partia e tij nuk do të pajtohet në asnjë mënyrë që të dialogohet për territorin, sepse kjo çon në rihapje të shtetësisë. Mustafa ka thënë se është i gatshëm të takohet me secilin kur është fjala për interesin e shtetit dhe partneriteti me SHBA-në.
“LDK-ja nuk është parti diskomunikuese, nuk frikësohemi nga takimet, sepse u qëndrojmë besnikë zotimeve tona politike”, ka përfunduar ai.
Të ngjashme
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Leo ka rreth 200 të punësuar në Zvicër dhe dhjetëra të tjerë në Kosovë Nëse Kosova do të ndante çmimin për biznesmenin më kreativ të ri të diasporës për vitin... -
Boksieri shqiptar Luis Vela shpallet kampion i WBC International në moshën 19-vjeçare -
Në SHBA hapet ekspozita “Liria” e fotografit kosovar Hazir Reka -
GESS Who! organizon udhëtimin e parë ndërkombëtar, 23 studentë të ETH Zürich eksplorojnë Kosovën -
Ushtari arbëresh surprizon me shqipen e tij: “Kam lindur në Itali, por jam arbëresh”
Jeta në Zvicër
-
Valais synon të lejojë vrasjen e rrëqebujve, për herë të parë në Zvicër Për herë të parë në Zvicër kërkohet lejimi i vrasjes së rrëqebujve... -
Pas marrëveshjes me Iranin bien çmimet e naftës në Zvicër -
Leo ka rreth 200 të punësuar në Zvicër dhe dhjetëra të tjerë në Kosovë -
Falimenton kompania zvicerane pas 66 vitesh, 30 punëtorë mbesin pa punë -
Resort luksoz dhe banja termale, investim 200 milionë frangash në Alpet zvicerane













