Lajme
Ish-gazetarja kosovare rrëfen rreth bombardimit në Gaza
Dy raketa izraelite kanë shembur një ndërtesë në Gaza, ku gjendeshin zyrat e Al Jazeera-s, Associated Press dhe mediumeve të tjera. Pas gjithë kësaj ngjarjeje ka reaguar ish-gazetarja kosovare, Garentina Kraja, e cila jeton në Izrael bashkë me burrin e saj, gazetarin Nebi Qena, i cili punon për Associated Press.
Kraja ka treguar për trishtimin që ka përjetuar teksa ka dëgjuar burrin e saj duke komunikuar me ekipin e tij nga Associated Press-it pas gjithë asaj që ka ndodhur.
“E shtangur nga frika derisa dëgjoj burrin tim Nebi Qena teksa i thotë ekipit të tij se do të rindërtojnë gjithçka pasi zyrat e Associated Press në Gaza, ku qëndronin ekipet e jashtëzakonshme janë shkatërruar nga një sulm ajror i Izraelit”, ka shkruar Kraja në Twitter.
Për ultimatumin rreth bombardimit, e para kishte njoftuar një gazetare e Al Jazeera-s, duke treguar se Izraeli kishte dhënë një orë kohë për evakuim nga ndërtesa.
Edhe një gazetar holandez ka treguar se brenda ndërtesës s’ka qenë askush kur është bombarduar, derisa ka treguar se pajisjet dhe arkivat janë demoluar.
“E pabesueshme. Gazetarët kanë dalë nga ndërtesa me kohë, por pajisjet dhe arkiva janë shkatërruar”, ka shkruar Olaf Koens.
VIDEO: IDF airstrike destroys the Al-Jalaa building in Gaza, used as the offices of AP and Al-Jazeera. pic.twitter.com/I1HCr3Ld5k
— Conflict News (@Conflicts) May 15, 2021
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve hap 23 kuti postare për votuesit e diasporës Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i Kosovës ka vënë në funksion 23 kuti postare në shtete të... -
Ministrja shqiptare paralajmëron iniciativa për të drejtat e diasporës në Greqi -
Udha e Lorik Canës: Sporti, Kultura dhe Kombi -
Program përkujtimor kushtuar Masakrës së Reçakut -
Abdixhiku: Diaspora nuk i prish balancat demokratike në Kosovë, ajo i pasqyron ato
Jeta në Zvicër
-
Të paktën gjysma e akullnajave të botës do të zhduken deri në vitin 2100 Edhe zhdukja e një akullnaje të vogël me një kontribut të ulët të shkrirjes së akullnajave... -
Uber: Trendet e përdoruesve zviceranë në vitin 2025 -
Sondazh: Zviceranët duan të paguajnë më pak për shërbimet dixhitale -
Rinovimet në aeroportin e Bazelit, do të operojë vetëm një linjë -
Pse Zvicra duhet të përqendrohet më shumë te kursimi i energjisë?












