Lajme
Ish-kancelarit austriak i hiqet imuniteti
Kurz akuzohet se përdori paratë e shtetit për të sponsorizuar një sondazh në favor të tij.
Parlamenti i Austrisë i ka hequr imunitetin ish-kancelarit, Sebastian Kurz. Politikani konservator akuzohet se ka përdorur paratë e shtetit për të paguar sondazhet për të rritur imazhin e tij.
Tani Kurz do të përballet me një hetim për korrupsion. Për këto akuza, para disa muajsh ai u detyrua të largohej nga posti i Kancelarit.
Partia e tij e qendrës së djathtë Popullore Austriake (ÖVP) mbështeti masën për heqjen e imunitetit të Kurz-it dhe lejimin e hetimit.
Vetë ish-kancelari kishte bërë thirrje më parë për heqjen e imunitetit të tij, në mënyrë që hetimi të mund të vazhdonte, duke këmbëngulur se donte të luftonte pretendime “të rreme”.
E-Diaspora
-
Shqiptarë nga e gjithë bota bashkohen në Tiranë, publikohet agjenda e Samitit IV të Diasporës Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, ka bërë publike agjendën e Samitit IV... -
Pashkët, mesha në gjuhën shqipe bashkoi rreth 2000 besimtarë shqiptarë në Frauenfeld -
Ambasada e Shqipërisë në Bernë uron Pashkët -
Mes artit dhe jetës, mbrëmje përkujtimore për Nasuf Naski Abdixhikun -
Rexhep Rifati u shpall qytetar nderi i Horës së Arbëreshëve
Jeta në Zvicër
-
Mendimet për vetëvrasje tek të rinjtë në Zvicër: Një krizë e heshtur Në Zvicër, mesatarisht dy të rinj kryejnë vetëvrasje çdo javë, duke e bërë këtë një nga... -
Demokracia në Zvicër: Pse disa iniciativa nuk zbatohen plotësisht -
Si adoleshentët e rekrutuar përmes Snapchat vjedhin makina luksoze në Zvicër -
Stadler Rail tërheq ankesën kundër vendimit të SBB për të favorizuar Siemens -
Inteligjenca artificiale ndihmon për të zvogëluar mbeturinat në furrat zvicerane













