Lajme
Ish-këshilltarja e Bush, Obamas dhe Trumpit: Lufta e Tretë Botërore tashmë ka nisur
Sipas saj, presidenti i Rusisë nuk heq dorë nga lufta pas humbjes, por vazhdon të luftojë duke përdorur të gjitha mjetet në dispozicion.
Fiona Hill, eksperte për marrëdhëniet ndërkombëtare dhe ish-këshilltare e tre presidentëve amerikanë, Bush, Obama dhe Trump, tha se Lufta e Tretë Botërore tashmë është duke u zhvilluar, por, siç thotë ajo, “ne nuk arrijmë ta njohim atë”.
“Ne jemi tashmë në Luftën e Tretë Botërore, pavarësisht nëse e pranojmë apo jo. Bota po u kthehet modeleve të vjetra historike që besohej se nuk do të ndodhin më kurrë”, raporton Blic.
“Politika e Putinit ekziston për 22 vjet dhe ka shkuar drejt kësaj situate që nga viti 2008. Qëndrimet ndaj Ukrainës dhe ndjenja se i gjithë vendi i përket Rusisë janë ndërtuar prej kohësh. Putini tani ka hapur dyert në Evropë që ne besohej se ishin mbyllur për një kohë të gjatë pas Luftës së Dytë Botërore,” beson Fiona Hill.
Ajo beson se Putin nuk dëshiron as të negociojë me Kievin, por synimi i tij është të sjellë në tryezën e bisedimeve “lojtarët e mëdhenj botërorë”, megjithëse mundësia e parë për një skenar të tillë mund të lindë vetëm pas disa vjetësh.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Osmani në Cyrih: Diaspora në Zvicër i jep jehonë mesazhit ‘rugovizmi jeton’ Në një tubim me bashkatdhetarët në Cyrih të Zvicrës, kandidatja e LDK-së për presidente, Vjosa Osmani,... -
Kurti takim me studentët shqiptarë në Zvicër -
Politikanët shqiptarë të Zvicrës kundërshtojnë nismën “Jo Zvicrës 10 milionëshe” -
Rusia sulmon kompleksin rezidencial ku banon ambasadori shqiptar në Kiev -
Premtimi i Kurtit para mërgimtarëve në Cyrih
Jeta në Zvicër
-
LDK me tubim në Vjenë të Austrisë, marrin mbështetje nga bashkatdhetarët “Mbështetja që po marrim nga mërgata jonë është dëshmi se LDK-ja vazhdon të mbetet alternativa e... -
Zvicra po rritet më shpejt se pjesa më e madhe e Evropës -
Debati për “10 milionë banorë” në Zvicër: Kush po emigron realisht? -
22 raste të dyshuara për abuzim seksual në çerdhe në Zvicrën frëngjishtfolëse -
Bern: Investime të reja në parkingje për biçikleta pavarësisht përdorimit të ulët













