Lajme
Ish-presidenti Maurer: Zvicra nuk mund të përballojë një bllokim të dytë
Ai ka thënë se "Zvicra nuk mund të përballojë një bllokim të dytë. Thjesht, nuk kemi para për këtë”.
Në një deklaratë të tij, ministri aktual dhe ish-presidenti zviceran, Ueli Maurer, u ka kërkuar qytetarëve të jenë të përgjegjshëm dhe t’u përmbahen rregullave të bllokimit, duke thënë “Zvicra nuk mund të përballojë një bllokim të dytë. Thjesht, nuk kemi para për këtë”.
Maurer theksoi borxhin në rritje të Zvicrës si një arsye që bllokimi duhet të shmanget, raporton e përditshmja zvicerane 20 Minuten, përcjell albinfo.ch.
Parlamenti zviceran miratoi marrjen e 30 miliardë frangave të borxhit shtesë, nga të cilat qeveria planifikon të shpenzojë afërsisht 18 miliardë.
Për shkak të një rënie në sasinë e të ardhurave, pritet të ketë edhe 22 miliardë franga shtesë borxh në fund të vitit 2020.
Maurer, nga SVP/UDC, parti konservatore e djathtë, ka thënë se të ardhurat nga taksat nuk do të kthehen në nivelet para-pandemike deri në vitin 2024, por gjithashtu tha se një rritje e taksave ishte e panevojshme.
“Ne duhet të gjejmë rrugën tonë për t’u disiplinuar në politikën e shpenzimeve”, ka thënë Maurer.
Zvicra të shkurtojë karantinën?
Maurer, në kuadrin e marrëveshjes për ndarje të pushtetit në Këshillin Federal ka shërbyer si President në vitin 2013 dhe në 2019, transmeton albinfo.ch. Ai ka përmendur një ndryshim në rregullat e karantinës, si një mënyrë për të minimizuar ndikimet ekonomike.
“Ne jemi duke diskutuar se sa shpejt mund t’i dërgojmë njerëzit me test negativ, edhe nëse ishin në një zonë rreziku, përsëri në ekonomi, përsëri në punë”, tha Maurer.
E-Diaspora
-
Mërgata do të votojë më 27 dhjetor në përfaqësitë diplomatike, KQZ jep udhëzime për procesin Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka bërë të ditur se më 27 dhjetor qytetarët e Kosovës... -
Merita Pinta, një zonjë e fortë, me shumë merita -
Aktorja Fatlume Bunjaku do ta përfaqësojë Shqipërinë në “European Shooting Stars 2026” -
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve hap 23 kuti postare për votuesit e diasporës -
Ministrja shqiptare paralajmëron iniciativa për të drejtat e diasporës në Greqi
Jeta në Zvicër
-
Shërbimet hekurudhore në Lucern janë të kufizuara ndjeshëm për shkak të një linje të dëmtuar Shërbimet e trenave në stacionin e Lucernit po përballen me vonesa dhe anulime në transportin rajonal.... -
Problemi i kokainës në Evropë dhe roli i Zvicrës: Sasi rekord dhe rrugë të reja tregtie -
Qirinjtë ‘made in Switzerland’ mjeshtëria sfidon importet -
Produktet vegane dhe vegjetariane në Zvicër po ofrohen më pak, por kërkesa mbetet e lartë -
Punëtori i ndërtimit bie në kafazin e ashensorit, plagoset rëndë












