Kosova
Ish-presidentja e Kosovës dëshmon para Kongresit amerikan për krimet e luftës

Më 30 prill 2019 Kosova do të ketë mundësinë që përmes një seance dëgjimore të ftuar nga Kongresisti Amerikan, Eliot Engel, ish-Presidentja Ahtifete Jahjaga të ndaj me Komitetin për Punë të Jashtme të Dhomës së Përfaqësuesve në Kongresin Amerikan realitetin e luftës në Kosovë dhe të dëshmojë para tyre se si përkundër krimeve të tmerrshme ndaj civilëve, ende nuk ka pasur drejtësi në Kosovë.
“Kjo seancë do të jetë ngjarje e madhe për Kosovën, pasi që pas 20 viteve do të kemi mundësi të tregojmë drejtpërdrejtë realitetin e asaj çfarë na ka ndodhur. Është përgjegjësi e veçantë që kësaj ngjarje t’i japim hapësirën e merituar në mënyrë që tu dalim haku personave që kemi humbur, atyre që kanë përjetuar dhunë të jashtëzakonshme, familjarëve të personave të pagjetur, familjarëve të viktimave të luftës, dhe të gjithë aktivistëve qe sakrifikuan gjithëçka për lirinë tonë. Historia nuk mund të rishkruhet dhe dallimi në mes të agresorit dhe viktimës duhet të jetë i qartë”, thuhet në njoftimin e Jahhagës.
Me 31 janar 2019, Presidentja Jahjaga kishte takuar Kongresistin Engel, i cili njëherit është edhe kryesues i Komitetit për Punë të Jashtme të Dhomës së Përfaqësuesve në Kongresin Amerikan.
Gjatë këtij takimi, Presidentja Jahjaga i kishte dorëzuar një letër Kongresistit Engel me anë të së cilës i ka kërkuar që të shqyrtohet mundësia për organizimin e një seance dëgjimore për krimet e kryera nga aparati shtetëror i Serbisë ndaj popullatës civile në Kosovë, duke përfshirë dhunën seksuale të përdorur si mjet lufte.
Ajo kishte theksuar se janë bërë pothuajse 20 vite nga përfundimi i luftës dhe ne ende nuk ka asnjë person që është dënuar për këto krime.
Të ngjashme
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Gazeta zvicerane për koncertin e Filharmonisë në Bernë: Një mrekulli e pazëvendësueshme Përshtypje e publikuar nga koncerti i Filharmonisë në Bernë....
-
Finalizohen tekstet mësimore të gjuhës shqipe dhe kulturës shqiptare për diasporën
-
Iftari i bashkimit: “ Xhamia Shqiptare Shtëpia e Paqes” dhe Kisha Reformiste së bashku në sofrën e Iftarit
-
Shoqata e Studentëve Shqiptarë të Lozanës feston 30 vjetorin me një mbrëmje gala
-
Një hap më afër suksesit: swissalbs lidh studentët dhe liderët e industrisë
Jeta në Zvicër
-
Qiratë në Zvicër vazhdojnë të rriten Qiratë vazhduan të rriten në Zvicër muajin e kaluar, sipas një sondazhi të publikuar të martën...
-
Gjetja e një pune në Cyrih a është e lehtë nëse flisni anglisht?
-
Deputetët nuk duan të taksojnë të pasurit në trashëgiminë e tyre
-
Pse Zvicra përdor ‘CH’ si kod shteti?
-
Numri i personave mbipeshë në Zvicër është dyfishuar