Integrimi
I ishte refuzuar pasaporta sepse nuk e njihte shitësin e fshatit: Sërish në votim
Ndonëse ajo është e lindur në Zvicër, këshilli kishte konstatuar se «Nuk ishte mirë e integruar», pasi që nuk e kishte ditur emrin e shitësit në shitoren e mishit në fshatin ku jetonte
Rasti i të resë me prejardhje turke Funda Yilmaz, të cilës komuna e saj, ia kishte hedhur poshtë kërkesën për pasaportën zvicerane, pranverën që shkoi pati bërë bujë në gjithë botën. Arsyeja për interesimin e madh medial që pati nxitur ky rast qëndronte në faktin se Yilmaz ishte e integruar në mënyrë të përsosur në shoqërinë zvicerane, shkruan albinfo.ch.
Ajo në fakt as që njihte ambient tjetër jetësor përveç atij të Zvicrës. Ndërsa refuzimi i ishte bërë për shkaqe fare banale. Ndonëse ajo është e lindur në Zvicër, këshilli kishte konstatuar se «Nuk ishte mirë e integruar», pasi që nuk e kishte ditur emrin e shitësit në shitoren e mishit në fshatin ku jetonte dhe gjëra të tjera, të ngjashme.
Tash, këshilli i banorëve i Komunës Buchs (Aargau) ku jeton Funda, duhet të rishikojë vendimin dhe sipas të gjitha gjasave, 25 vjeçarja me prejardhje turke do të bëhet shtetase zvicerane. Këshilli Komunal kështu do ta sjellë edhe një herë para këshillit të banorëve (një institucion ky i demokracisë së drejtpërdrejtë, tipik për disa regjione të Zvicrës), kërkesën për natyralizim, transmeton albinfo.ch. Diçka e tillë nuk ka ndodhur kurrë më parë, shkruan «Aargauer Zeitung».
Nga ana tjetër, Funda u ishte përgjitgjur të gjitha pyetjeve të shtruara në test, nuk ka asnjë kundërvajtje të kryer, punon në një zyrë arkitekture etj.
Këshilli i banorëve të Komunës së Buchsit do të votojë serish, më 18 tetor për natyralizimin e vajzës me prejardhje turke, ndërsa këshilli komunal, i ka rekomanduar të parit që të votojë në favor.
E-Diaspora
-
Vota e diasporës vendos në Kosovë, por mungon në Zvicër Mobilizimi i komunitetit shqiptar për pjesëmarrje në politikën lokale dhe në proceset demokratike të vendit ku... -
Kandidatët shqiptarë të zgjedhjeve zvicerane, në qendër të numrit të ri të albinfo.ch -
Cyrih-Gjilan
Komuna e Gjilanit pranon një automjet zjarrfikës nga Kantoni i Cyrihut -
Çifti shqiptar siguron investim prej 100 mijë euro në Gjermani me produktin inovativ NYLAM -
Zvicër
Valentina Aliu zgjidhet në ekzekutivin e komunës së Noville
Jeta në Zvicër
-
Disa votues në Vaud nuk kanë marrë ende materialet e votimit Në kantonin Vaud të Zvicrës, disa qytetarë nuk i kanë marrë me kohë materialet e votimit... -
Pistoleta e re e ushtrisë zvicerane merr vlerësimin më të ulët në testime -
Nuk ka më asnjë qytetar zviceran në zonën e luftës -
39 muaj burg për policin nga Bazeli: Ka torturuar dy azilkërkues -
Frauenfeld: Kosovari kërcënon ish-të dashurën me vdekje – ndërhyn policia













