Lajme
ISIS-i merr përgjegjësinë për sulmin e djeshëm në Londër
I ashtuquajturi Shtet Islamik e ka marrë përgjegjësinë për sulmin terrorist që ndodhi në pjesën jugore të Londrës, ku u lënduan tre persona.
Pa dhënë ndonjë dëshmi, agjencia e lajmeve e këtij grupi, Amaq, tha se luftëtari i ISIS-it ishte përgjegjës për sulmin me thikë në Londër, shkruan “Daily Mail”.
Sulmuesi i së dielës, Sudesh Amman, u qëllua për vdekje nga policia pasi e kishte vjedhur një thikë në një dyqan dhe i kishte sulmuar dy kalimtarë të rastit.
Terroristi 20-vjeçar më parë kishte shfaqur admirim për ISIS-in, e kishte shpërndarë në internet një revistë të grupit Al-Qaeda dhe e kishte nxitur të dashurën që t’ua priste kokat prindërve të saj.
Në deklaratën e ISIS-it thuhet: “Autori i sulmit në jug të Londrës është luftëtar i Shtetit Islamik dhe e kreu sulmin si përgjigje ndaj thirrjeve për t’i sulmuar qytetarët e vendeve të koalicionit.”
Amman ishte burgosur për posedimin dhe shpërndarje të dokumenteve terroriste në dhjetor të vitit 2018, ndërsa ishte liruar nga burgu para disa ditëve, transmeton GE, përcjell albinfo.ch
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Nata e dytë e Tri Net Film Fest Mbrëmja ritheksoi nevojën për përgjegjësi kolektive ndaj kulturës dhe pjesëmarrjes aktive të publikut... -
Votuesit e regjistruar për të votuar jashtë Kosovës nuk mund të votojnë brenda vendit -
Sot është afati i fundit për regjistrimin e votuesve nga diaspora -
Berlin
Berlin, shfaqja e dokumentarit të ARTE-s mbi traditën dhe inovacionin kosovar -
Nju-Jork
Orna, violonçelistja nga Nju Jorku që prej 30 vjetësh i jep shpirt Operës së Seviljes
Jeta në Zvicër
-
UBS mund të shkurtrojë deri në 10,000 vende pune deri në vitin 2027 UBS po përgatitet të njoftojë mijëra shkurtime të vendeve të punës. Sipas raportimeve të gazetës SonntagsBlick,... -
Legalizimi i kanabisit ndan partitë dhe organizatat politike në Zvicër -
Java shkollore 4-ditore midis shpresave dhe dyshimeve në Zvicër -
“Jo një Zvicre prej 10 milionë banorësh”, më shumë pro sesa kundër -
Gjashtë lajme të rëndësishme nga Zvicra për këtë javë














