Kosova
Iso-polifonia popullore shqiptare,“Kryevepër e trashëgimisë” e mbrojtur nga UNESCO
Duke qenë se Iso-polifonia popullore shqiptare, është “Kryevepër e trashëgimisë gojore të njerëzimit”, ajo është e mbrojtur nga UNESCO
25 nëntor 2005 është një ditë historike për mbarë trashëgiminë kulturore të shqiptarëve, por dhe për vetë Shqipërinë që duhet kujtuar. Në këtë ditë “Iso-polifonia popullore shqiptare” futet në listën e “Kryeveprave të trashëgimisë gojore të njerëzimit” mbrojtur nga UNESCO, fakt që u kumtua në të gjitha mediat e botës nga Dr. Koichiro Matscura, Drejtor i Përgjithshëm i UNESCO-s, nga selia qendrore e UNESCO-s në Paris, transmeton albinfo.ch.
Për të dalë me këtë vendim, Juria Ndërkombëtare e mbledhur në Paris nga data 21-24 nëntor 2005 shqyrtoi mbi 60 kandidatura të propozuara për t’u përfshirë në listën “Kryevepër e njerëzimit”, propozime të bëra në rrugë zyrtare nga shtete të ndryshme në çdo anë të botës, duke plotësuar dosjet dhe kriteret e shpallura për këtë qëllim.
“Iso-polifonia” jonë popullore, kjo dukuri e jashtëzakonshme e të konceptuarit dhe e komunikimit njerëzor është vendosur në vendin që meriton: në listën e kryeveprave të botës shpirtërore të njerëzimit.
Kjo listë e kryeveprave në thelb përbëhet nga fenomene dhe shfaqje dukurish të kulturave shpirtërore të popujve të ndryshëm të botës, të cilat qëndrojnë në themel të kulturës njerëzore, dhe që dallohen për frymën dhe llojin unikal që ato përfaqësojnë. Ndër to përmendim: makamet e Irakut, operan e Pekinit, vedat indiane etj.
Për të arritur këtë rezultat, u desh të ndiqej një procedurë tepër rigoroze e plotësimit të dosjes së kandidimit të “Iso-polifonisë”. Dosja, e përgatitur nga ne, mbështetur kritereve të shpallura nga UNESCO, ndër të tjera, përmbante: Mbështetur këtij konfirmimi të rëndësishëm për vlerat që mbart trashëgimia shpirtërore shqiptare, mund të themi me plot gojën se kultura shqiptare në tërësi po shndërrohet në faktorin nr. 1 të integrimit evropian dhe të imazhit pozitiv për Shqipërinë. Nuk është e paktë që në këto vitet e fundit vetëm në fushën e njohjes ndërkombëtare të vlerave të trashëgimisë kulturore kemi: Parkun kombëtar të Butrintit, qytetin e Gjirokastrës dhe qytetin e Beratit, si “Pasuri kulturore e njerëzimit’ mbrojtur nga UNESCO, transmeton albinfo.ch.
Futja e Iso-polifonisë në listën kryevepër që mbrohet nga UNESCO do të sjellë një njohje dhe përhapje të mëtejshme në mbarë botën brenda saj. Më shumë kujdes dhe fonde për grupet popullore dhe studimet për iso polifoninë dhe sigurisht më tepër angazhime për kryerjen e aktiviteteve që i kushtohen iso-polifonisë. /Albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Program përkujtimor kushtuar Masakrës së Reçakut Aktiviteti synon ruajtjen e kujtesës kolektive, nderimin e viktimave dhe përcjelljen e së vërtetës historike... -
Abdixhiku: Diaspora nuk i prish balancat demokratike në Kosovë, ajo i pasqyron ato -
PSHDK mohon legjitimitetin e degës së pretenduar në Vjenë -
Abdixhiku i drejtohet mërgatës: “Më 28 dhjetor, ejani dhe shpëtojeni Kosovën” -
“Netzwerk Dua”, inteligjenca që mbron pronën tënde në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Zvicra me çmimet më të larta në Evropë Sipas të dhënave të vitit 2024, Zvicra është deri tani vendi më i shtrenjtë me një... -
Sa kushton marrja e shtetësisë zvicerane -
Linjat telefonike pediatrike në kantone për të shmangur mbipopullimin e urgjencave -
Diskutohet roli i shtëpive të pleqve në asistimin e vdekjes në Lucern -
Orari i ri i SBB-së ka hyrë në fuqi sot me ndryshime të mëdha














