Lajme
Itali: Në aksidentin e djeshëm, katër të vdekur, mes tyre një mjek shqiptar
Albinfo.ch ka raportuar dje për aksidentin fatal mes një ambulance dhe autobusit me fëmijë, ku mbeten katër të vrarë.
Sot është bërë e ditur se një mjek shqiptar është në mesin e viktimave të shkaktuara në një aksident të rëndë automobilistik në Itali ditën e djeshme, më 28 dhjetor, shkruan albinfo.ch.
Mediat italiane shkruajnë se nga përplasja e një ambulance dhe një autobusi të mbushur me fëmijë të mitur kanë humbur jetën katër persona.
Viktimat janë tre personat e ekipit të urgjencës dhe pacienti që po transportohej me ambulancë nga Fossombrone për në Urbino. Sakaq, fëmijët e mitur në autobus ishin një grup nga famullia Madonna della Speranza e Grottammare që po shkonin në ekskursion. Fëmijët, që ishin nga mosha tre deri në tetë vjeç, u plagosën lehtë, teksa shtatë prej tyre janë shtruar në spital.
Emrat e viktimave
Ata janë Stefano Sabbatini (shofer), Cinzia Mariotti di Acqualagna (infermiere) dhe mjeku Sokol Hoxha, 40-vjeçar, me kombësi shqiptare. Humbi jetën edhe pacienti që po transportohej me ambulancë: 85-vjeçari Alberto Serfilippi.
E-Diaspora
-
Bernë: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë Më 28 mars 2026, në ambientet e Ambasadës së Republikës së Kosovës në Bern, mbahet një... -
Gjenevë
Rënie e interesimit për mësimin e gjuhës shqipe në Gjenevë, apel për prindërit -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi -
Mëso shqip në diasporë: Regjistrimet hapen në shumë shtete
Jeta në Zvicër
-
Lëndon rëndë një grua me fëmijën e saj: “Zhduket” shoferi i dënuar kosovar Siç zbulon "SRF Rundschau", personi i dënuar ende nuk ka filluar të vuajë dënimin e tij.... -
Këshilli Federal dëshiron shërbim civil të jashtëzakonshëm, më pak tërheqës -
Takimi i Organizatës Botërore të Tregtisë: Zvicra bën thirrje për unitet përballë tensioneve -
Mungesa e strehimit: Njerëzit e pastrehë përfundojnë në azil -
Mënyra e duhur (dhe e gabuar) për t’iu përgjigjur telefonit në Zvicër













