Lajme

Italia do të fillojë me lehtësimin e masave kufizuese

Nga nesër, masat kufizuese si pasojë e coronavirusit do të lehtësohen në shumë pjesë të Italisë, njofton Ministria e Shëndetësisë në vend.

Sipas CNN, të gjitha, përveç pesë rajoneve të Italisë do të konsiderohen “të verdha”, nën sistemin e saj të koduar me ngjyra.

Duhet theksuar se Veneto, rajoni përreth Venecias,do të kalojë nga një zonë portokalli në të verdhë, gjë që lejon rihapjen e bareve dhe restoranteve gjatë ditës si dhe lirinë më të madhe për të udhëtuar.

Kalabria në jug dhe Emilia Romaghna në veri, gjithashtu kaluan nga zona portokalli në të verdhë.

Në anën tjetër, rajonet sikurse ajo e Pulias, Sardenjës, Siçilisë, Umbrisë dhe provinca autonome e Bolzanos do të jenë në zonën portokalli, sipas autoriteteve.

Të gjitha rajonet e tjera dhe provincat autonome janë në zonën e verdhë.

Lehtësimi i masave kufizuese vjen pasi Ministri i Shëndetësisë, Roberto Seperanza tha se Italia kishte përjetuar një rënie të ndjeshme në shkallën e transmetimit të coronavirusit, megjithëse sipas tij sfida me virusin është akoma shumë komplekse.