Lajme
Italia, nga sot me masa të rrepta kufizuese
Masat do të vazhdojnë deri në mes të janarit
Që nga dita e sotme kanë hyrë në fuqi masat e rrepta kundër koronavirusit, ku personat e pavaksinuar do të privohen nga shumë aktivitete publike, e madje nuk do të mund të përdorin as transportin publik pa certifikatën e vaksinimit kundër COVID-19, përcjell albifo.ch.
Nga sot (e hënë), të gjithë ata që janë vaksinuar apo janë shëruar nga COVID-19 mund të hanë nëpër restorante, të shkojnë në kinema e të dalin nëpër klube të natës dhe të shikojnë ndeshje futbolli nëpër stadiume, transmeton Telegrafi.
Qeveria e kryeministrit italian, Mario Draghi, ka miratuar rregullat e reja në fund të nëntorit që do të mbesin në fuqi deri më 15 janar.
Rregullat e reja mbështeten edhe në përdorimin e transportit publik dhe në hoteleri. Për shembull, deri më tani pasagjerët që udhëtonin me tren në relacione të gjata është dashur të tregojnë dëshmi se janë vaksinuar, shëruar nga COVID-19 apo të kenë testin negativ të koronavirusit.
E nga sot, “certifikata e gjelbër” do të nevojitet për shfrytëzimin e metrosë dhe autobusëve. Këto masa nuk vlejnë për fëmijë nën moshën 12-vjeçare. Por sipas planeve të qeverisë, vaksinimi i tyre do të mund të fillojë nga 16 dhjetori.
Rregullatori italian për Mjekësi tashmë ka miratuar përdorimin e vaksinës Pfizer/BioNtech në sasi më të vogla për fëmijët nga 5 deri në 11-vjeç
Vaksinimi i obligueshëm për personelin e shkollave, policinë dhe ushtrinë do të hyjë në fuqi nga 15 dhjetori, e vaksinimi i obligueshëm për personelin mjekësor është në fuqi nga prilli.
E-Diaspora
-
Emmendingen: Aktivitet festiv me rastin e 18-vjetorit të Pavarësisë së Kosovë Konsullata e Republikës së Kosovës në Shtutgart ka njoftuar se në qytetin Emmendingen me rastin e... -
Diaspora shqiptare në Bursa shënon Ditën e Pavarësisë së Kosovës -
Nga diaspora në Harvard, autorja shqiptare prezanton veprën e saj letrare -
Lozanë
Ansambli “Teuta” organizon festimin e 17 Shkurtit në Lozanë -
Nju-Jork
Emina Cunmulaj vlerësohet në Nju-Jork për angazhimin në diasporë
Jeta në Zvicër
-
Shumica e zvicranëve e përballojnë rritjen e kontributeve të sigurimit shëndetësor Edhe pse kontributet e sigurimeve shëndetësore rriten çdo vit – këtë vit me mesatarisht 4.4% –... -
SBB do të heqë koshat e plehrave nga vendet e uljes deri në fund të vitit 2028 -
Zvicra intensifikon luftën kundër dhunës në familje -
Kriza në Policinë e Lozanës: Sindikata kërkon që Komuna të marrë përgjegjësitë -
A do të paguani më pak taksë federale me reformën tatimore?














