Lajme
Italia vazhdon të luftojë kundër zjarreve në Sicili
Italia po vazhdon përpjekjet për të shuar zjarret që nisën në fillim të javës në rajonet jugore dhe ishujt e vendit, përcjell albinfo.ch.
Thuhet se përpjekjet për kontrollin e zjarreve në pyje që shpërthyen pranë qytetit të Palermos në perëndim të ishullit të Sicilisë vazhdojnë edhe sot me ndërhyrjen e ekipeve të zjarrfikësve.
Zjarri, i cili shpërtheu natën në zonën rurale brenda kufijve të parkut kombëtar të vullkanit Etna, në lindje të ishullit, pranë qytetit të Catania, është përhapur herë pas here në autostradën A18.
ANAS, agjencia përgjegjëse për autostradat njoftoi se rreziku i zjarrit ka kaluar dhe transporti është siguruar në rrugët në gjithë ishullin.
Në deklaratën e bërë nga Departamenti i Zjarrfikësve të Italisë raportohet se situata në Siçili po përmirësohet për sa i përket kontrollit të zjarreve, por situata në ishull mbetet ende kritike.
Departamenti i Zjarrfikësve vuri në dukje se për shuarjen e zjarreve në Siçili, Kalabri, Pulia dhe Sardenjë u angazhuan 6000 personel, 1500 automjete, 14 avionë zjarrfikës dhe 2 helikopterë.
Kryeministrja e Italisë, Giorgia Meloni, bëri vlerësime në Facebook për breshërin dhe stuhinë e madhe në veri të vendit dhe zjarret në pyje në rajonet jugore përpara vizitës së saj zyrtare në SHBA.
“Zjarret dhe fatkeqësitë meteorologjike që kanë ndodhur ditët e fundit po vënë në provë Italinë. Qeveria ka mobilizuar të gjitha mjetet e saj. Ne jemi në punë për të bërë reagime të shpejta dhe efektive”, tha Meloni.
Këshilli i Ministrave u mblodh më 26 korrik (e mërkurë) dhe miratoi dekretin për mbrojtjen e të drejtave të punëtorëve të ndërtimit dhe bujqësisë përballë ngjarjeve emergjente klimatike.
Italia po vazhdon përpjekjet për të shuar zjarret që nisën në fillim të javës në rajonet jugore dhe ishujt e vendit.
Përpjekjet për kontrollin e zjarreve në pyje që shpërthyen pranë qytetit të Palermos në perëndim të ishullit të Sicilisë vazhdojnë edhe sot me ndërhyrjen e ekipeve të zjarrfikësve, shkruan AA, transmeton KosovaPress.
Zjarri i cili shpërtheu natën në zonën rurale brenda kufijve të parkut kombëtar të vullkanit Etna, në lindje të ishullit, pranë qytetit të Catania, është përhapur herë pas here në autostradën A18.
ANAS, agjencia përgjegjëse për autostradat, njoftoi se rreziku i zjarrit ka kaluar dhe transporti është siguruar në rrugët në të gjithë ishullin.
Në deklaratën e bërë nga Departamenti i Zjarrfikësve të Italisë, raportohet se situata në Siçili po përmirësohet për sa i përket kontrollit të zjarreve, por situata në ishull mbetet ende kritike.
Departamenti i Zjarrfikësve vuri në dukje se për shuarjen e zjarreve në Siçili, Kalabri, Pulia dhe Sardenjë u angazhuan 6000 personel, 1500 automjete, 14 avionë zjarrfikës dhe 2 helikopterë.
Kryeministrja e Italisë, Giorgia Meloni, bëri vlerësime në Facebook për breshrin dhe stuhinë e madhe në veri të vendit dhe zjarret në pyje në rajonet jugore përpara vizitës së saj zyrtare në SHBA.
“Zjarret dhe fatkeqësitë meteorologjike që kanë ndodhur ditët e fundit po vënë në provë Italinë. Qeveria ka mobilizuar të gjitha mjetet e saj. Ne jemi në punë për të bërë reagime të shpejta dhe efektive”, tha Meloni.
Këshilli i Ministrave u mblodh më 26 korrik (e mërkurë) dhe miratoi dekretin për mbrojtjen e të drejtave të punëtorëve të ndërtimit dhe bujqësisë përballë ngjarjeve emergjente klimatike.
E-Diaspora
-
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër shpërndan mesazhin për Samitin e Diasporës: Ftesë për bashkim dhe angazhim global Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka ripostuar një mesazh të Kryeministrit shqiptar Edi Rama në rrjetet... -
Mbi 2,100 kosovarë morën shtetësinë zvicerane në 2025, të katërtit për nga numri -
Autopsia zbardh detajet e vrasjes së ish-bashkëshortes në Austri, plagët me thikë shkaktuan vdekjen -
Ora App dhe zgjidhja që po u kursen kompanive qindra franga në muaj në Zvicër -
Marigona Uka punësohet në Microsoft si Specialiste e Cloud dhe IA
Jeta në Zvicër
-
Teleferikët në Fribourg tërheqin gjithnjë e më shumë vizitorë gjatë verës Teleferikët në rajonin e Fribourg po njohin një rritje të ndjeshme të interesit, veçanërisht gjatë sezonit... -
Mbi 2,100 kosovarë morën shtetësinë zvicerane në 2025, të katërtit për nga numri -
Zvicra rritet, Evropa tkurret – por të dyja janë të pakënaqura -
Media publike zvicerane me humbje prej 2.9 milionë frangash në 2025 -
Mungesë alarmante e mjekëve në Zvicër: prezantohen zgjidhjet e para













