Lajme
Italia vazhdon të luftojë kundër zjarreve në Sicili
Italia po vazhdon përpjekjet për të shuar zjarret që nisën në fillim të javës në rajonet jugore dhe ishujt e vendit.
Përpjekjet për kontrollin e zjarreve në pyje që shpërthyen pranë qytetit të Palermos në perëndim të ishullit të Sicilisë vazhdojnë edhe sot me ndërhyrjen e ekipeve të zjarrfikësve.
Zjarri i cili shpërtheu natën në zonën rurale brenda kufijve të parkut kombëtar të vullkanit Etna, në lindje të ishullit, pranë qytetit të Catania, është përhapur herë pas here në autostradën A18.
ANAS, agjencia përgjegjëse për autostradat, njoftoi se rreziku i zjarrit ka kaluar dhe transporti është siguruar në rrugët në gjithë ishullin.
Në deklaratën e bërë nga Departamenti i Zjarrfikësve të Italisë, raportohet se situata në Siçili po përmirësohet për sa i përket kontrollit të zjarreve, por situata në ishull mbetet ende kritike.
Departamenti i Zjarrfikësve vuri në dukje se për shuarjen e zjarreve në Siçili, Kalabri, Pulia dhe Sardenjë u angazhuan 6000 personel, 1500 automjete, 14 avionë zjarrfikës dhe 2 helikopterë.
Kryeministrja e Italisë, Giorgia Meloni, bëri vlerësime në Facebook për breshrin dhe stuhinë e madhe në veri të vendit dhe zjarret në pyje në rajonet jugore përpara vizitës së saj zyrtare në SHBA.
“Zjarret dhe fatkeqësitë meteorologjike që kanë ndodhur ditët e fundit po vënë në provë Italinë. Qeveria ka mobilizuar të gjitha mjetet e saj. Ne jemi në punë për të bërë reagime të shpejta dhe efektive”, tha Meloni.
Këshilli i Ministrave u mblodh dhe miratoi dekretin për mbrojtjen e të drejtave të punëtorëve të ndërtimit dhe bujqësisë përballë ngjarjeve emergjente klimatike.
Italia po vazhdon përpjekjet për të shuar zjarret që nisën në fillim të javës në rajonet jugore dhe ishujt e vendit.
Përpjekjet për kontrollin e zjarreve në pyje që shpërthyen pranë qytetit të Palermos në perëndim të ishullit të Sicilisë vazhdojnë edhe sot me ndërhyrjen e ekipeve të zjarrfikësve, shkruan AA, transmeton KosovaPress.
E-Diaspora
-
Program përkujtimor kushtuar Masakrës së Reçakut Aktiviteti synon ruajtjen e kujtesës kolektive, nderimin e viktimave dhe përcjelljen e së vërtetës historike... -
Abdixhiku: Diaspora nuk i prish balancat demokratike në Kosovë, ajo i pasqyron ato -
PSHDK mohon legjitimitetin e degës së pretenduar në Vjenë -
Abdixhiku i drejtohet mërgatës: “Më 28 dhjetor, ejani dhe shpëtojeni Kosovën” -
“Netzwerk Dua”, inteligjenca që mbron pronën tënde në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Kërkohet me peticion heqja e klasit të parë në transportin publik "Mjaft më me sistem dy-nivelësh në transportin publik" – kjo është kërkesa e një lëvizjeje aktiviste... -
Një lehtësim i vogël për nxënësit e shkollave ndërkufitare -
Mungesa e fondeve vonon lançimin e kartës elektronike të identitetit të Zvicrës -
Treni i ri i natës nga Berna drejt qyteteve evropiane nis më 2026 -
Zvicra me çmimet më të larta në Evropë












