Lajme
Italia vë në dispozicion bazën ushtarake për ruajtjen e vaksinave
Italia ka vënë në dispozicion si qendër kombëtare të shpërndarjes së vaksinave anti-COVID, një bazë ushtarake që ndodhet në afërsi të Romës.
Qendra ushtarake ka dimensione të bollshme dhe është konsideruar si pika më e mirë e ruajtjes dhe shpërndarjes së vaksinave, pasi lejon uljen e helikopterëve apo aeroplanëve të madhësive të ndryshme. Nga kjo qendër vaksinat do të shpërndahen në gjithë territorin e Italisë, shkruan Euronews, përcjell Albinfo.ch.
Autoritetet italiane kanë bërë me dije se deri në gjysmën e vitit 2021 do të vaksinojë gati të gjithë popullsinë, prej 60.4 milionë banorë. Vaksinimi pritet të fillojë në janar të vitit tjetër.
Sipas marrëveshjes së nënshkruar nga Bashkimi Europian, Italia ka siguruar rreth 202.5 milionë doza vaksinash nga gjashtë kandidatë të ndryshëm, mes tyre edhe partnerët Pfizer dhe BionTech, të cilët kanë marrë aprovimin e nisjes emergjente të procedures së vaksinimit në Mbretërinë e Bashkuar.
Sasia e dozave të vaksinave është e mjaftueshme për të vaksinuar më shumë se dyfishin e popullsisë.
Qeveria italiane ka përcaktuar se vaksinimi do të jetë falas dhe do të merret në mënyrë vullnetare.
E-Diaspora
-
Video
Kurti mban tubim në Cyrih Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti është duke mbajtur tubim në Cyrih të Zvicrës... -
Në Berlin mbahet eventi “Albanian Startups Diaspora Roadshow” -
Amerikë
Studenti shqiptar diplomohet në Akademinë prestigjioze të Detarisë së SHBA-së -
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër -
Zvicër
Ambasada e Kosovës në Bernë me njoftim të rëndësishëm për votimin me postë në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Baume-Schneider, kritike për pagat e larta të sigurimeve shëndetësore Ajo i përgjigjet një raporti se pagat më të larta në kompanitë e mëdha të sigurimeve... -
Zvicra, e dhjeta në mesin e vendeve më të lumtura në botë -
Zvicra synon kthime më të shpejta azilkërkuesve të refuzuar -
Fshati Blatten, një vit pas rrëshqitjes së dheut u rihap pjesërisht -
Ku saktësisht mund të bësh blerje në Zvicër të dielën?













