Lajme
Izraeli thotë se “ka shumë mundësi” që është përgjegjës për vrasjen e tre pengjeve në Gazë
Ushtria izraelite tha se “ka shumë mundësi” që tre pengjet që u gjetën të vdekur muaj më parë të jenë vrarë gjatë sulmeve ajrore izraelite.
Ushtria më 15 shtator publikoi gjetjet e hetimit të saj lidhur me vdekjen e Nik Beizer, Ron Sherman dhe Elia Toledano.
Ajo tha se hetimet kanë përcaktuar se të tre me gjasë u vranë gjatë një sulmi ajror në nëntor që po ashtu la të vrarë anëtarin e lartë të Hamasit – grupit palestinez të shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian – Ahmed Ghandour.
Të tre pengjet ishin rrëmbyer gjatë sulmit të 7 tetorit që Hamasi kreu në jug të Izraelit. Trupat e tyre u tërhoqën në dhjetor, por shkaku i vdekjes së tyre u përcaktua së fundi.
Ushtria tha se “ka shumë mundësi” që ata u vranë gjatë sulmit ajror, bazuar në vendin ku u gjetën trupat e tyre, raporteve patologjike dhe informacioneve të tjera. Por, ushtria tha se “nuk ka gjasa të përcaktohen në mënyrë definitive rrethanat e vdekjes së tyre”.
Ky njoftim rrit presionin nga Qeverisë së Izraelit për të arritur një marrëveshje për kthimin e pengjeve të mbetura, që ende mbahen nga Hamasi. Kritikët kanë thënë se është shumë e rrezikshme të tentohet që ata të shpëtohen.
Lufta në Gazë nisi më 7 tetor, pasi Hamasi sulmoi jugun e Izraelit duke vrarë afër 1.200 persona dhe duke rrëmbyer afër 250 të tjerë. Si pasojë e ofensivës izraelite, në Gazë janë vrarë më shumë se 41.000 persona dhe janë plagosur mijëra të tjerë./ Radio Evropa e Lirë
E-Diaspora
-
Kusari-Lila: “SHE LEADS 2026”, një platformë që fuqizon gruan në ekonomi "Pa fuqizimin e plotë të grave në tregun e punës dhe në ndërmarrësi , nuk mund... -
Në kujtim të Basil Schader-it (19.10.1951 – 10.05.2026) -
KQZ në fazën përfundimtare të numërimit, votat me postë pritet të numërohen edhe për disa ditë -
Zvicër
Hap dyert panairi më i madh i grave sipërmarrëse, nis “She Leads 2026” në Zvicër -
Përfundon numërimi i votave në përfaqësi diplomatike, VV-ja merr mbi 83 për qind
Jeta në Zvicër
-
Lehtësim i mundshëm për mijëra persona të mbingarkuar me borxhe në Zvicër Qeveria zvicerane po përgatit një reformë që mund t’u ofrojë një mundësi të re personave të... -
Zvicër: Vetura juaj e ardhshme do t’ju vëzhgojë gjatë vozitjes -
Valët e të nxehtit po bëhen “normaliteti i ri” në Zvicër -
“Çmenden” çmimet e banesave në Cyrih -
Çështjet e rëndësishme që vendosen sot












