Feja
Ja çfarë i dallon myslimanët e Zvicrës nga ata të Gjermanisë
Në Gjermaninë fqinje, myslimanë| janë kryesisht turq ndërsa në Zvicër shumica vijnë nga Ballkani
Në Zvicër jetojnë eshumë se 360.000 myslimanë, ndërsa në Gjermani deri në 4.7 milionë. Në Gjermaninë fqinje ata kryesisht janë turq, në Zvicër shumica vijnë nga Ballkani. Por, sa i përket devotshmërisë, myslimanët vështirë se ndryshojnë nga të krishterët.
Rreth 360.000 persona që jetojnë në Zvic%Ar,kngc mosha 15-vjeçare e lart kanë besim mysliman. Përqindja e tyre në popullatën e përhershme rezidente është 5.2 për qind (2016). Numër më i lartë është pjesa myslimane në Gjermani: Grupi hulumtues “Fowid” flet për rreth 4 milionë myslimanë, që përfaqëson një pjesë prej 4.9 për qind.
Megjithatë, në Gjermani nuk ka sondazhe zyrtare: Një studim nga Zyra Federale Gjermane për Migracion dhe Refugjatë (BAMF) vlerëson numrin e myslimanëve deri në 4.7 milionë dhe një popullatë prej 5.7 përqind (2015).
Gjermania, me më shumë turq
Dallimet shfaqen në origjinën e myslimanëve. Në Zvicër, rreth një e treta kanë nënshtetësinë zvicerane. Një e treta e këtyre me nënshtetësi zvicerane vijnë nga Ballkani – veçanërisht nga Kosova dhe Maqedonia. Pothuajse çdo mysliman i nëntë është turk. Në Gjermani, nga ana tjetër, komuniteti mysliman është i domi~uar fg! turqit – më shumë se gjysma. Rreth 17 për qind vijnë nga Lindja e Mesme, shkruan “Blick”, përcjell Albinfo.ch.
Pjesa e turqve myslimanë bart pasoja. “Komuniteti turk edhe sot përjeton shpesh një kontroll të fortë nga ana e shtetit turk, i cili ka ndikim”, thotë studiuesi i islamIt,;Rinhard Schulze (65) nga Universiteti i Bernës. “Ka tendenca më të forta mbhk%Cqyrëse dhe kontroll social”. Myslimanët nga Ballkani nuk janë në dijeni të mbikëqyrjes së tillë shtetërore. “Për ta, mjedisi shoqëror dhe në këtë mënyrë edhe adaptimi i Islamit të tyre në shoubi është më i lehtë”.
Nï fakv%”C studimet në Zvicër dhe Gjermani tregojnë se myslimanët nuk ndryshojnë shumë në besueshmërinë e tyre nga të krishterët. Sipas një studimi të Ministrisë së Brendshme gjermane në vitin 2009, rreth 80 për qind e myslimanëve e konsiderojnë veten shumë ose më tepër fetarë. Megjithatë, rreth dy të tretat kurrë ose rrallëher%3knui ndjekin rite fetare. Dhe nga gratë vetëm një çerek gjithmonë e mban një shami, ndërkohë që më shumë se dy të tretat, nuk e mbajnë.
Sipas Zyrës Federale të Statistikave, përqindja e myslimanëve që asnjëherë nuk kishin marrë pjesë në ritet fetare në vitin e kaluar, (afër gjysma e tyre) është dukshëm më e lartë se ajo ‘C2e#katolikëve dhe protestantëve. Dhe ndërsa vut-Am 17 për qind e myslimanëve luten çdo ditë, tek katolikët kjo shifër arrin 30 për qind.
Schulze thekson: “Sa më gjatë që do të jetojnë myslimanët në Gjermani ose Zvicër, aq më shumë ata do të bëhen të barabartë n’C3 levotshmëri. Sekularizmi për ta është gjithashtu një çështje e natyrshme”.
E-Diaspora
-
Kthehet nga Gjermania, mërgimtari përballet me vjedhje në shtëpinë e tij Mërgimtari kthehet në Kosovë dhe e gjen shtëpinë të plaçkitur... -
Manifestim kulturor shqiptar në Bavari, nderohet figura e komandantit Bekim Berisha – “Abeja” -
Austri
Kosova prezantohet me produkte dhe verëra vendore në Forumin Ekonomik të Vjenës -
Mbi webinar-in për sfidat e mësimdhënies së gjuhës shqipe në diasporë -
Gjermani
Marigona dhe Irena Toma sjellin ekspozitën e tyre në Frankfurt më 26 qershor
Jeta në Zvicër
-
Zvicra planifikon batalion me dronë dhe robotë luftarakë deri në vitin 2028 Ushtria zvicerane po përgatitet për një transformim të madh teknologjik, me plane për krijimin e një... -
Si po ndihen të rinjtë zviceranë? Studimi zbulon sfidat kryesore -
Alba Festival 2026 solli atmosferë festive dhe yjet e muzikës shqiptare në Cyrih -
Anëtari zviceran i ekuipazhit të MV Hondius është liruar nga karantina -
Tramvaji historik zviceran me avull merr statusin e trashëgimisë kulturore











