Kosova
Mediat ndërkombëtare rreth vendimit të Gjykatës Kushtetuese
“The New York Times”, dhe së fundmi edhe “Reuters” kanë shkruar për vendimin e fundit nga Gjykata Kushtetuese,
Dy gazetat më presigjioze në botë, ajo “The New York Times” dhe, së fundmi edhe “Reuters”, kanë shkruar sot artikuj rreth vendimit të fundit nga Gjykata Kushtetuese, sipas së cilës një qeveri e re mund të formohet pa mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme, një vendim i kundërshtuar nga partia e kryeministrit në detyrë, e cila ka premtuar protesta në rrugë, përcjell albinfo.ch.
“The New York Times” ka shkruar se vendmi i Gjykatës Kushtetuse i ka dhënë të drejtë partisë së dytë ta formojë qeverinë, ndërkohë fitusi i zgjedhjeve, Albin Kurti, gjatë kësaj kohe ka mbështetur zgjedhje të parakohshme, pasi që partitë e tjera u mblodhën së bashku me ish-partnerin e tij të koalicionit LDK për të formuar një qeveri të re dhe për ta rrëzuar qeverinë Kurti.
Po ashtu, “The New York Times” shkruan se tani më Kosova mund të ketë tensione politike, pasi që partia e Kurtit ka shprehur pakënaqësi ndaj vendimit të gjykatës dhe se në kohë të afërt pritet të organizojë protesta, përcjell albinfo.ch.
Nga ana tjetër, edhe mediumi britanik “Reuters” ka shkruar se Qeveria e Albin Kurtit u rrëzua më 25 mars pas më pak se dy muaj në detyrë, pas mosmarrëveshjeve me partnerin e saj kryesor, Lidhjen Demokratike të Kosovës, për trajtimin e saj të pandemisë së koronavirusit dhe rreth heqjes së taksës ndaj produkteve serbe.
Po ashtu, “Reuters” ka cituar edhe vendimin e gjykatës, sipas së cilës partia më e madhe politike nuk ka ekskluzivitetin për të propozuar kandidatin e kryeministrit për të formuar qeverinë.
Gjithashtu në artikullin e këtij medium shkruan se Kurti është shprehur se ndryshimi i qeverisë është nxitur nga presidenti Hashim Thaçi dhe se ky i fundit ishte dakord për një shkëmbim territoresh me presidentin serb Aleksandar Vuçiq, sipas një plani që Serbia të njohë Kosovën, e cila do të ndihmonte Beogradin të bashkohej me Bashkimin Evropian. /Albinfo.ch
E-Diaspora
-
Kurti në Cyrih: Mërgata nuk është rezervë emocionale, por forcë zhvillimi dhe shtyllë e shtetit Kurti sonte në Cyrih: “Nga ndjenja kombëtare te vetëdija shtetërore – diaspora si partner i Kosovës”... -
Gjykata Federale mbështet dënimin e shtetasit kosovar për tentativë vrasjeje -
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 -
Dega e LDK-së në Austri kandidon Besart Berishën për deputet të Parlamentit të Kosovës -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan
Jeta në Zvicër
-
Lindjet në kantonin zviceran bien në nivelin më të ulët rekord Numri i foshnjave të lindura në kantonin Jura, në veriperëndim të Zvicrës, ka qenë në rënie... -
Ulen kostot e shtetësisë zvicerane në Bazel dhe Bernë -
Zvicra planifikon të zgjerojë radarët e zhurmës në rrugë -
Aeroporti i Cyrihut do të heqë kufizimet për lëngjet në vitin 2026 -
A keni nevojë për një certifikatë mjekësore në ditën tuaj të parë të pushimit në Zvicër?












