Lajme
Zvicër: Në cilat vende do të hiqen maskat së pari dhe në cilat, së fundi
Të mërkurën, Këshilli Federal vendos për detyrimin e maskës. Vendimi do të merret midis dy opsioneve: heqje e shpejtë, e plotë ose heqje graduale e masave

Këshilli Federal do të vendosë të mërkurën nëse do të hiqet ose jo detyrimi për maskë. Konsultimet me kantonet në lidhje me lehtësimin e pritshëm tregojnë se praktikisht të gjithë duan të braktisin masat e koronës, transmeton albinfo.ch. Por vendimi do të merret midis dy opsioneve: heqje e shpejtë, e plotë ose heqje graduale e masave.
I pyetur nga srf.ch, infektiologu Jan Fehr mbron lehtësimin gradual të masave. Sipas tij, detyrimi për maskë duhet të hiqet më së fundi. Ai flet konkretisht për katër lokacione, ku mbajtja e maskave duhet të mbetet më së gjati:
Transporti publik: Ne sillemi në dy fusha: në ato ku njerëzit janë afër njëri-tjetrit brenda dhe në të tjerat, ku ata nuk janë afër. Transporti publik, sidomos në orët e pikut hyn sigurisht në “fushën” e parë, sepse njerëzit shpesh ulen afër njëri-tjetrit atje për periudha të gjata kohore: Prandaj, aty, maskat duhet të jenë ende të detyrueshme, transmeton albinfo.ch.
“Mbështetja në përgjegjësinë personale kur bëhet fjalë për detyrimin për të mbajtur maska në transportin publik nuk ka shumë kuptim për mua: Këshilli Federal duhet të vendosë udhëzime të qarta, sepse vetëm kështu njerëzit do të dinë se çfarë të bëjnë”, sqaron Fehr.
Ambientet e shitjes me pakicë: Ky vend mund të llogaritet si një ndër zonat ku njerëzit kanë kontakt me njëri-tjetrin vetëm për një kohë të shkurtër, kështu që në vendet etilla heqja e detyrimit për të mbajtur maska është më e imagjinueshme, përcjell albinfo.ch. Por skenarët në një supermarket shpesh nuk janë aq të qartë: në një pasdite pune, shpesh ka fare pak njerëz në një lokal. Por, në të njëjtin supermarket, në një të shtune në mëngjes, gjithçka duket shumë ndryshe gjegjësisht ngjan me situatën në transportin publik në kohë piku.
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Çka premtojnë partitë në Kosovë për mërgatën? Të dielën e nëntë shkurti qytetarët e Kosovës do të votojnë për zgjedhjet parlamentare. Të drejtë...
-
Votimi jashtë Kosovës: Votimi me postë, votimi në përfaqësi diplomatike dhe informacione të tjera
-
Ku mund të votoni në Berlin?
-
Kjo është adresa ku mund të votoni nesër në Vjenë
-
Nesër mund të votoni në Ambasadën e Republikës së Kosovës në Bernë
Jeta në Zvicër
-
Kryepostieri vjedh 41.000 franga nga letrat Një zëvendësmenaxher i postës u pasurua përmes përmbajtjes së letrave të ndryshme. Ai i përdori paratë...
-
Strehimi për refugjatët, komunat refuzohen nga pronarët
-
Zvicra në vend të parë: Këto janë vendet më të zgjuara në botë
-
Prodhuesit e qumështit duan të negociojnë çmimin e një litri në të paktën 1 frang
-
Më shumë se 100 ujqër u qëlluan në Zvicër vitin e kaluar