Lajme
Vendet që po përjetojnë një ringjallje të rasteve
Në muajin e fundit vendet anembanë Evropës po shohin një ringjallje të rasteve me COVID-19, pasi ngadalësuan me sukses shpërthimet në fillim të vitit.
Sipas Euronews, vendet në Evropën Jug-lindore – të tilla si Shqipëria, Bullgaria, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut dhe Rumania – po shohin numra më të lartë të rasteve në gusht sesa më parë.
Serbia është një nga përjashtimet, duke postuar shifra të ngjashme tani me ato në mes të prillit.
Në anën tjetër, Kroacia, Greqia dhe Malta duket se po përjetojnë një rritje në raste me numra edhe më të lartë gjatë javës së kaluar krahasuar me valën e parë.
Ndërsa Republika Çeke regjistroi një rekord të ri prej 1,161 rastesh më 8 shtator.
Belgjika, Italia dhe Britania e Madhe – ndër vendet më të goditura të Evropës – po shohin një ringjallje, por, të paktën deri më tani, jo si në mars dhe prill. Më 6 shtator, Mbretëria e Bashkuar kaloi 2,000 raste të përditshme.
Franca, Polonia, Holanda dhe Spanja ka të ngjarë të jenë të frikësuan se “do të merren” me valën e dytë dhe kanë filluar të marrin masa për ta frenuar atë.
Franca deklaroi 8,975 raste të reja më 4 shtator – shifra më e lartë e regjistruar ndonjëherë.
Gjithsesi, duhet pasur parasysh faktin se vendet evropiane po kryejnë shumë më tepër teste tani sesa gjatë “valës së parë”. /Albinfo.ch
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Remitencat drejt Kosovës arrijnë 1.4 miliardë euro në vitin 2025, Gjermania dhe Zvicra kryesojnë Remitencat e dërguara nga diaspora vazhdojnë të mbeten një ndër burimet kryesore të të hyrave për... -
Komuniteti Musliman Shqiptar në Zvicër uron Fitër Bajramin -
Vjenë
Tragjedia në Vjenë: Mes viktimave edhe një punëtor nga Novi Pazari -
Kompania e ndërtimit fshin gjurmët pas vdekjes së tre kosovarëve -
Leipzig
Letërsia e Kosovës prezantohet në Panairin e Leipzigut
Jeta në Zvicër
-
Linja e re e trenit të natës Cyrih–Bruksel nis në shtator Nga 9 shtatori, Cyrihu do të lidhet me një linjë të re treni nate drejt Brukselit,... -
Rreziku nga erërat e forta në teleferikë: Çfarë tregoi aksidenti në Engelberg -
Gjeneva ndalon veshjet mbuluese si burka në pishinat publike -
Një në katër të rinj në Zvicër rritet me të afërm që vuajnë nga çrregullimet mendore -
Udhëtarët e huaj në tranzit do të duhet të paguajnë në të ardhmen














