Lajme
Ku do të fokusohet presidenca portugeze e BE-së
Duket se kryeministri portugez, António Costa, dëshiron të fillojë sa më shpejt livrimi i fondeve kundër Coronës. Edhe tema të tjera të lëna në hije nga Brexiti dhe Corona do të kthehen në agjendën e presidencës portugeze të BE-së, shkruan DW.
António Costa dhe ministri i Jashtëm i Portugalisë, Augusto Santos Silva, duhet të kenë marrë frymë të lehtësuar: Para fillimit të presidencës së BE-së në janar, u kaluan në Bruksel si buxheti i BE-së, edhe marrëveshja e Brexit. Kështu shteti i vogël në cepin më perëndimor të Europës, do të mund të përqëndrohet në vitin e ardhshëm tek ajo që ishte në plan: Përgatitja e Europës për të përballuar më mirë krizat, dhe bërjen e Europës më të gjelbër, më digjitale dhe sociale. Krahas kësaj kërkohet të forcohet roli i BE-së në arenën politike botërore.
“Ne shpresojmë që të fillojmë shpejt si me aktivizimin e buxhetit të ri, ashtu edhe me ndihmat në pandeminë e Coronës”, u shpreh ministri i Jashtëm Santos Silva. Jo pa interes vetjak. Portugalia ka nevojë urgjente për pjesën e saj në paketën 750 miliardëshe të ndihmës ashtu si edhe vende të tjera. Rreth 26 miliardë për kufizimin e dëmeve të pandemisë dhe rimëkëmbjen e ekonomisë do të duhej të shkojnë në Portugali.
Zbutja e dëmeve të Coronës – gjetja e kompromiseve
Fonde, që qeveria socialiste e pakicës në Portugali i ka shumë të nevojshme për të vazhduar kursin socialdemokrat të përmirësimeve sociale. Në Portugali pandemia e Coronës ka shkaktuar një papunësi rreth 9%, borxhet shtetërore janë rritur në 131% të prodhimit të brendshëm bruto, turizmi është bllokuar, një degë e rëndësishme e ekonomisë me vetëm 14% të PBB vitin 2019.
Për Portugalinë është e rëndësishme të krijojë një imazh pozitiv gjatë presidencës së saj. “Si të gjitha vendet e vogla të BE, edhe Portugalia do ta përdorë gjashtëmujorin e presidencës të paraqitet sa më mirë dhe të tërheqë vëmendjen për vendin”, shprehet politologia Mónica Dias nga Universiteti Katolik në Lisbonë. Shanset për këtë nuk janë aq keq, në fund të fundit vendeve të vogla të BE u duhet ta kompensojnë peshën e vogël politike me shumë diplomaci në bisedime.
Sipas Dias, përshtatur me traditën politike portugeze të kërkimit e gjetjes të kompromiseve, kjo mund të kthehet në avantazh për një pikërëndesë tjetër të presidencës së vendit. Thellimin e Europës sociale dhe solidare. “Pa një Europë më sociale, nuk do të jetë e mundur një Europë më ekologjike dhe të ecet përpara me digjitalizimin”, thekson Mónica Dias
Plane për zgjerimin e marrëdhënieve me Indinë
Këtu duhet përmendur edhe një highlight tjetër në politikën e jashtme, të planifikuar gjatë presidencës portugeze – një samit me Indinë. “Për të krijuar një balancim gjeopolitik është e rëndësishme që të zgjerojmë lidhjet politike dhe ekonomike me Indinë”, shprehet ministri i Jashtëm portugez, Augusto Santos Silva.
“Ne nuk duhet të lemë jashtë vëmendjes demokracinë më të madhe të botës”, sipas Silvas. Kjo ka rëndësi në mënyrë që BE të krijojë tregje të reja, thekson edhe politologia Mónica Dias. Nëse samiti i planifikuar më 8 maj në Lisbonë do të jetë një takim virtual apo me prezencë nuk dihet ende për shkak të pandemisë.
E sigurt është që Portugalia ka shanse të mira për një samit të suksesshëm: ky vend ka qenë deri në vitet 60-të fuqi koloniale në shtetin federal të Indisë, Goa. Marrëdhëniet mes dy vendeve janë të shkëlqyera, kryeministrit portugez, Costa, familja e të cilit vjen nga Goa, i është dhënë edhe nënshtetësia e nderit të Indisë.
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Koncerti Zvicerano-Kosovar bashkon diplomacinë, kulturën dhe miqësinë në SHBA Një mbrëmje e veçantë në kuadër të 250-vjetorit të Pavarësisë së SHBA-së solli së bashku diplomatë,... -
Zvicër
Policia zvicerane arreston 67-vjeçarin nga Kosova si të dyshuar për tentim mashtrimi me telefon -
Gjermani
19-vjeçari Murat Avdyli zgjidhet asamblisti më i ri në Bad Homburg të Gjermanisë -
Amerikë
Shqiptaro-amerikani Gino Mulliqi zyrtarisht merr një tjetër mandat në Teksas -
Hamburg
Elbenita Kajtazi gati për debutimin e rëndësishëm në operën “Luisa Miller” në Hamburg
Jeta në Zvicër
-
Koncerti Zvicerano-Kosovar bashkon diplomacinë, kulturën dhe miqësinë në SHBA Një mbrëmje e veçantë në kuadër të 250-vjetorit të Pavarësisë së SHBA-së solli së bashku diplomatë,... -
Zvicër
Policia zvicerane arreston 67-vjeçarin nga Kosova si të dyshuar për tentim mashtrimi me telefon -
Investim i madh nga diaspora e Zvicrës: Peja bëhet qendër e re e prodhimit të shtëpive të prefabrikuara -
SBB: Nga 2027 më shumë lidhje ndërkombëtare drejt Francës dhe Italisë -
Zvicër: Dita Kombëtare kundër miteve mbi alkoolin, synohet ulja e stigmatizimit













