Lajme
Kur filloi për herë të parë qarkullimi i dollarit
Ishte 10 marsi 1862 kur SHBA lëshoi për herë të parë në qarkullim dollarin
U quajt “Letra të gjelbra”- për shkak të ngjyrës kartëmonedhat e para të SHBA-së, përcjell albinfo.ch.
Ishte 10 marsi i vitit 1862, kur qeveria e Shteteve të Bashkuara nxori në qarkullim kartëmonedhën për herë të parë. Deri atëherë, njësia monetare amerikane ishte tradicionalisht vetëm në formën e monedhave prej ari dhe argjendi, vlera e të cilave varej nga pesha e tyre.
Kongresi votoi të vinte në qarkullim kartëmonedhën për të mbuluar koston e madhe të luftës civile. Kartëmonedhat që u nxorën në qarkullim në atë kohë ishin të vlerave 5, 10 dhe 20 dollarë. Qeveria deklaroi se paratë prej letre mund të përdoreshin për të shlyer të gjitha borxhet, shtetërore dhe private.
Emri zyrtar i parasë prej letre ishte kartëmonedhë e ligjshme.
Para se të merrej ky vendim, Kongresi kishte pasur një debat mjaft të nxehtë, pasi vendi po përballej me një krizë financiare për shkak të mungesave të arit dhe argjendit. Aty u vendos që kartëmonedhat të përdoreshin si njësi për pagesa të të gjitha llojeve, përveç për borxhin publik dhe për importim.
Ky akt që erdhi si një masë emergjente, rriti në mënyrë të madhe fuqinë federale dhe ndryshoi përgjithmonë standardin amerikan të parasë.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Njoftim i rëndësishëm nga Ambasada e Kosovës në Itali Hyn në fuqi marrëveshja për eliminimin e tatimit të dyfishtë... -
Gjenvë
Gjeneva nën tingujt e Ramë Lahajt e Marigona Qerkezit -
Gjykata zvicerane dënon 57-vjeçarin nga Kosova për mashtrime milionëshe -
Mynih
Zamira Gashi, juristja shqiptare që po ndërton karrierë të suksesshme në Mynih -
Orë letrare në Cyrih për Ditën e Pavarësisë së Kosovës
Jeta në Zvicër
-
Qyteti i Cyrihut po fillon 134 projekte ndërtimi këtë vit 740 projekte ndërtimi në Cyrih, qyteti publikon listën e punimeve... -
Spitali i Fëmijëve në Cyrih raporton rritje të rasteve të dhunës ndaj fëmijëve -
Ekipet zvicerane vizitojnë pacientët e trajtuar jashtë vendit pas tragjedisë në Crans-Montana -
Zvicra e pafuqishme ndaj shkeljeve të shpejtësisë nga vozitësit në tranzit -
Gjenvë
Gjeneva nën tingujt e Ramë Lahajt e Marigona Qerkezit












