Maqedonia

Ja në cilat shtete mund të udhëtojnë shtetasit e Maqedonisë në kohë pandemie

Katër shtetet, si Shqipëria, Kosova, Turqia dhe Serbia, janë vendet ku shtetasit e Maqedonisë mund të udhëtojnë pa kufizime, përcjell albinfo.ch.

Ani pse kufijtë e Maqedonisë janë hapur për të gjitha shtetet që nga 26 qershori, më 15 korrik BE-ja do të rishikojë listën e vendeve që do të lejohen të hyjnë në vendet anëtare.

Shtetasit e Maqedonisë tani mund të udhëtojnë vetëm në disa vende për turizëm dhe pa asnjë kufizim për shkak të pandemisë koronavirus. Ndërsa kufijtë e vendit janë të hapura për të gjithë shtetasit e huaj. Mundësia që qytetarët e Maqedonisë të udhëtojnë janë të kufizuara në vendet fqinje, d.m.th. vetëm në Shqipëri, Kosovë, Turqi dhe Serbi. Në një javë, do të dihet nëse BE do të hapë dyert e saj për qytetarët e Maqedonisë.

Edhe pse Komisioni Evropian ka njoftuar se do të hapë kufijtë e tij për qytetarët e Ballkanit Perëndimor më 1 korrik, kjo nuk ndodhi për shkak të numrit të madh të njerëzve të infektuar nga virusi. Shtetet anëtare të Unionit kanë rënë dakord të lejojnë heqjen graduale të masave kufizuese të udhëtimit vetëm për Serbinë dhe Malin e Zi. Lista e vendeve rishikohet çdo dy javë bazuar në situatën epidemiologjike në secilën prej tyre.

Për të pasur të drejtën për të udhëtuar në BE, situata epidemiologjike e një vendi duhet të plotësojë tre kritere: numri i rasteve të reja të Covid-19 në 14 ditët e fundit në 100,000 qytetarë të jetë i ngjashëm ose më i ulët se mesatarja e BE-së, vendi që të tregojë një ulje ose stabilizimi të kurbës në 14 ditët e fundit dhe kushti i tretë është mënyra se si vendi trajton Covid-19 në lidhje me informacionin e disponueshëm dhe besueshmërinë e tyre, testimin, ndjekjen e kontakteve dhe trajtimin.