Lajme
Ja sa do të kushtojë iPhone 11 në Zvicër dhe në shtetet e tjera të Evropës
Gjiganti teknologjik amerikan, Apple, ka prezantuar të martën në Kaliforni modelin e tij më të ri të telefonit të mençur mobil.
iPhone 11 është quajtur pajisja më e re mobile e Apple, që vjen si pasardhëse e iPhone XR. (Përveç iPhone 11, Apple ka prezantuar edhe dy versione më të avancuara, të cilat i ka quajtur iPhone 11 Pro dhe iPhone 11 Pro Max).
iPhone 11 do të dalë në shitje më 20 shtator, ndërsa porositë mund të bëhen nga 13 shtatori.
Në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, iPhone 11 (versioni me 64GB) do të kushtojë 699 dollarë, apo 633 euro.
Por, sa do të kushtojë modeli i ri i iPhone në vendet kryesore të Evropës?
Në Gjermani, iPhone 11 do të kushtojë 799 euro, ashtu sikurse edhe në Austri.
Në Zvicër, iPhone 11 do të mund të blihet për 809 franga zvicerane, apo 738 euro.
Në Angli, iPhone 11 do të kushtojë 729 funte, apo 815 euro. Në Itali, iPhone 11 do të mund të blihet për 839 euro.
Në Spanjë, çmimi i iPhone 11 do të jetë 809 euro, ashtu sikurse edhe në Belgjikë.
Tash për tash nuk dihet se sa do të kushtojë iPhone 11 në Kosovë dhe Shqipëri, e as se kur do të dalë në shitje, shkruajnë mediat kosovare, përcjell albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Gjermani
Kosova me ligj të ri për shtetësinë, lehtësohen procedurat për diasporën në Gjermani Nga 22 maji kanë hyrë në fuqi rregulla të reja për regjistrimin, ri-fitimin dhe natyralizimin e... -
Albin Kurti nesër në Zvicër, takim me mërgatën shqiptare në Cyrih -
LDK mban takim me bashkatdhetarë në Vjenë -
Koncerti Zvicerano-Kosovar bashkon diplomacinë, kulturën dhe miqësinë në SHBA -
Zvicër
Policia zvicerane arreston 67-vjeçarin nga Kosova si të dyshuar për tentim mashtrimi me telefon
Jeta në Zvicër
-
Mijëra zviceranë demonstrojnë kundër iniciativës “10 milionë” Në pankarta shkruante veç tjerash, se do të ishte më mirë të kufizoheshin emetimet e CO2... -
Jans nxit reagime me krahasimin e nismës “10 milionëshe” me Brexit-in -
Zvicra zgjeron sanksionet ndaj Rusisë -
Dy gjyqtarët në lidhje dashurie mbeten në detyrë -
Spitali Universitar i Cyrihut raporton në prokurori 10 vdekje të dyshimta














