Kosova
Ja si e ka parë Prishtinën televizioni gjerman ZDF
“Prishtina në fakt nuk është ndonjë bukuri klasike”, e fillon prezantimin gazetarja e cila në sfond ka obelsikun “Newborn” para Pallatit të Rinisë, në Prishtinë. Por...
Transmetuesi publik gjerman ZDF në emisionin e tij të mëngjesit “Volle Kanne”, ditë më parë u ka ofruar shikuesve një shëtitje të këndshme nëpër Prishtinë dhe rrethinë.
“Prishtina, në fakt, nuk është ndonjë bukuri klasike”, e fillon prezantimin gazetarja, e cila në sfond ka obelsikun “Newborn” para Pallatit të Rinisë, në Prishtinë, shkruan albinfo.ch.
Por, shton ajo, ndoshta pikërisht për këtë ia vlen të vizitohet pasi që Prishtina ka energjinë dhe afërsinë njerëzore që e kompenson mungesën në fjalë. Më tutje gazetarja vazhdon shëtitjen nëpër qytet, e shoqëruar nga alpinistja e njohur kosovare, Uta Ibrahimi. Atë e prezanton si kosovaren e parë që ka ngjitur majën e Everestit. Dhe këtë arritje ia ka dedikuar afirmimit të shtetit të ri të cilit ajo i takon, Kosovës.
Veç tjerash kamera e televizionit gjerman fokusohet në rrugën kryesore të qytetit, të stolisur në prag të festave të fundvitit. Vërejtjes së gazetares përse në një vend “me shumicë myslimane festohet kështu Krishtlindja”, Ibrahimi i përgjigjet se “njerëzit duan të kënaqen, dhe ta ndajnë bashkë kënaqësinë, pavarësisht se për çfarë feste bëhet fjala: për Bajram ose për Krishtlindje”. Gazetarja viziton po ashtu shtëpinë karakteristike të qytetit ku është vendosur Muzeu Etnologjik i Prishtinës, sherkuan albinfo.ch. Kustosi i atyshëm na njofton për vjetërsinë dhe karakteristikat e shtëpisë si dhe për kushtet që kjo shtëpi ka ofruar për banim, para rreth 300 vitesh kur është ndërtuar.
Pika e radhës të cilën e ka vizituar ekipi gjerman është Biblioteka Kombëtare “Pjetër Bogdani”. E shpallur si “ndërtesa më e shëmtuar në Evropë”, biblioteka ofron kushte shumë të mira për të studiuar marrë parasysh dhe dritën natyrore që depërton shumë mirë përmes 99 kupolave të bardha… Por, mjerisht ajo frekuentohet fare pak nga lexuesit, vëren gazetarja.
Rezervati i arinjve në afërsi të Liqenit të Badovcit, disa kilometra larg Prishtinës është një pikë tjetër që ka ngjallur kureshtjen e ZDF. Atje janë strehuar një numër arinjsh të cilët më parë mbaheshin në kushte të mjerueshme nëpër restorante të ndryshme në Kosovë dhe në Shqipëri.
Sikur në shumë prezantime të Kosovës në mediat e huaja, as këtu nuk guxonte të mungojë makiatoja e famshme e Prishtinës, shkruan albinfo.ch. Përveç çmimit që është shumë më i ulët se në Gjermani, kafeja që ofrohet në lokalet e Prishtinës është shumë e këndshme, konstaton gazetarja.
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Albin Kurti në Cyrih: Siguria si garanci e paqes dhe shtetndërtimi si përgjegjësi historike Në vazhdën tubimin elektoral me mërgatën shqiptare në Zvicër, Kryeministri në detyrë ndali veçmas te mbrojtja,... -
Kurti në Cyrih: Mërgata nuk është rezervë emocionale, por forcë zhvillimi dhe shtyllë e shtetit -
Gjykata Federale mbështet dënimin e shtetasit kosovar për tentativë vrasjeje -
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan
Jeta në Zvicër
-
Gjykohet një mercenar zviceran që ka luftuar për Ukrainën Kjo është hera e parë që sistemi i drejtësisë ushtarake ka paditur një mercenar zviceran që... -
Ticino: Gjenden 40 kilogramë kokainë në makinën e serbit dhe italianes -
Kishte kërcënuar me sulm në Eurovision në Bazel – Dëbimi i tij ngre pyetje -
Lindjet në kantonin zviceran bien në nivelin më të ulët rekord -
Ulen kostot e shtetësisë zvicerane në Bazel dhe Bernë














