E-Diaspora
Ja si ka ndodhur rënia e shqiptarit nga vetura në tunelin Gubrist
Ngjarja merr një kthesë, pasi që kamera vëzhguese kishte prezantuar pamjen ku shihet qartë se G.B. kishte kërcyer vetë nga vetura deri sa ajo po zhvillonte shpejtësinë prej 90 kilometrash në orë
Më 6 mars në tunelin Gubrist, në Kantonin e Cyrihut pati ndodhur një aksident misterioz, protagonistë dhe viktima të të cilit patën qenë tre shqiptarë: dy nga Kosova dhe një nga Maqedonia. Ndërkohë që njëri nga ta, kosovari G.B 23 vjeçar kishte rënë nga vetura, dy shokët e tij kishin vazhduar të ngisnin dhe kishin ikur nga vendi i aksidentit, shkruan tagesanzeiger.ch. Nga ajo ditë deri sot ka vazhduar misteri rreth sjelljes që kishin treguar dy të akuzuarit: a e kishte shtyrë kosovarin personi tjetër i dehur A.B. nga makina apo ai kishte rënë vet? Dhe çfarë roli ka luajtur këtu shoferi B.B. i cili nuk kishte pirë?
Për faktin se dy shokët deri atëherë të ngushtë të viktimës kishin ikur nga vendi i ngjarjes duke e lënë atë pa ndihmë, prokuroria kishte ngritur akuzë për vrasje me qëllim, transmeton albinfo.ch. Por pastaj ngjarja merr një kthesë, pasi që kamera vëzhguese kishte prezantuar pamjen ku shihet qartë se G.B. kishte kërcyer vetë nga vetura deri sa ajo po zhvillonte shpejtësinë prej 90 kilometrash në orë. Kështu, prokuroria e kishte ndërprerë ndjekjen. Mirëpo viktima, G.B. i cili kishte pësuar lëndime nga rrëzimi, i zemëruar me shokët që e kishin lenë në baltë, kishte iniciuar padi penale kundër tyre për heqje dorë nga ndihma emergjente.
Të mërkurën (sot) dy “shokët” në procesin e zhvilluar kundër tyre në Gjykatën e Qarkut në Dietikon të Cyrihut kanë marrë dënime të lehta: Të dy janë dënuar me gjobë prej 230 njësish ditore nga 80 franga.
Gjatë procesit gjyqësor janë zbuluar edhe hollësi të reja: viktima dhe personi tjetër që ndodhej me të në veturë atë natë kishin pirë një shishe me uiski së bashku, përcjell albinfo.ch. Kur po ktheheshin nga diskoteka Rinora, G.B. tashmë kishte në gjak në mes 1.8 dhe 2.3 promilë alkool, ndërsa shoku i tij edhe më shumë.
Ata nisen bashkë për në shtëpi ndërkohë që në mes tyre shpërthen një debat i nxehtë. G.B u thotë atyre: “Unë tash do të kërcej nga makina!”. Dy shokët mendojnë se ai po bënte shaka. Por G.B. e bën realitet kërcënimin dhe kërcen me të vërtetë. Ka qenë një mrekulli që ai nuk kishte pe¨suar lëndime të rënda: ka humbur vetëm shqisën e nuhatjes dhe të shijes.
Asnjërit nga të dehurit nuk u kujtohet se si ka ndodhur e gjithë kjo. Ndërsa shoferi, i vetmi që kishte mbetur esull thotë se ka qenë në shok dhe për këtë nuk ka reaguar. “Kisha frikë se do të ma vishnin fajin”, thotë ai. Veç kësaj, ai kishte parë nga pasqyra se makinat që vinin pas tyre kishin ndaluar dhe i kishin ardhur në ndihmë shokut të tyre të lënduar.
Por gjykata nuk e pranon këtë si argument shfajësues: “Të dy të akuzuarit duhej ta kishin të qartë se i dëmtuari ishte në rrezik për jetën. Pamja nga dritarja që tregonte se dikush tjetër po i ofronte ndihmë të lënduarit, nuk mjafton. Ata mundeshin së paku të kërkonin ndihmë me telefonat e tyre mobilë”.
E-Diaspora
-
Program përkujtimor kushtuar Masakrës së Reçakut Aktiviteti synon ruajtjen e kujtesës kolektive, nderimin e viktimave dhe përcjelljen e së vërtetës historike... -
Abdixhiku: Diaspora nuk i prish balancat demokratike në Kosovë, ajo i pasqyron ato -
PSHDK mohon legjitimitetin e degës së pretenduar në Vjenë -
Abdixhiku i drejtohet mërgatës: “Më 28 dhjetor, ejani dhe shpëtojeni Kosovën” -
“Netzwerk Dua”, inteligjenca që mbron pronën tënde në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Thyhet krahu i vinçit: 29-vjeçari vdes në vendin e punës në Egg, Cyrih Me gjithë përpjekjet për ringjallje nga paramedikët, punëtori vdiq në vendngjarje... -
Kantoni i Cyrihut ul taksat – Ulja më e madhe në 20 vitet e fundit -
Kërkohet me peticion heqja e klasit të parë në transportin publik -
Një lehtësim i vogël për nxënësit e shkollave ndërkufitare -
Mungesa e fondeve vonon lançimin e kartës elektronike të identitetit të Zvicrës













