Kosova
Ja si kanë ndryshuar çmimet e produkteve ndër vite
Mësohet se në Kosovë gjatë muajit shtator janë rritur çmimet e artikujve deri në pesë për qind, sipas të dhënave të Agjencisë së Statistikave të Kosovës. Shtrenjtimi ka vazhduar edhe gjatë muajit tetor.
REL ka publikuar një infografikë që tregon se si janë rritur çmimet e produkteve nga viti 2010.
Përderisa në vitin 2010, orizi kushtonte 1 euro e 31 centë, tash kushton 1 euro e 48 centë. Çmimi i një kilogrami miell nga 34 centë, është bërë 52 centë.
Është rritur edhe çmimi i vezëve. 30 kokrra vezë në 2010-ën mund t’i bleje me 2 euro e 27 centë, derisa tash duhet të paguash 2 euro e 57 centë.
Edhe vaji është shtrenjtuar. Para 11 vjetësh mund ta bleje një shishe vaj me 1 euro e 22 centë, e tash kushton 1 euro e 54 centë.
I vetmi produkt që i është ulur çmimi është sheqeri. 1 kg sheqer në vitin 2010 kushtonte 75 centë, derisa tash kushton 73 centë.
Rritje ka shënuar edhe çmimi i fasules. Aktualisht një kilogram fasule kushton 2 euro e 54 centë, e në 2010-ën kushtonte 1 euro e 88 centë.
Janë rritur edhe çmimet e mollave. Një kilogram mollë mund ta blije me 75 centë me herët, e tash duhet të paguani 1 euro e 14 centë.
Çmimi i patateve është rritur për 20 centë. Tash kushton 59 centë, e më herët 39 centë.
Produkti që është shtrenjtuar më së shumti është kafeja. Nga 5 euro e 13 centë sa kushtonte kilogrami, tash është bërë 9 euro e 45 centë.
E-Diaspora
-
Bajram Shillova përballë flakëve: guximi që shpëtoi një jetë Në Schattdorf të Kantonit Uri, reagimi i menjëhershëm i një qytetari bëri dallimin mes jetës dhe... -
Shoqata ‘Iliria München’ shënon 25-vjetorin me muzikë dhe traditë -
Hektor Krasniqi, futbollisti që la Austrinë për të ndërtuar ëndrrën e tij në Kosovë -
Kuvendi i Shqipërisë miratoi ligjin për Diasporën -
Qendra e Botimeve për Diasporën uron Ditën Kombëtare të Diasporës dhe Ditën Ndërkombëtare të Migracionit
Jeta në Zvicër
-
Zvicra me strategji të re kombëtare kundër krimit të organizuar Këshilli Federal miraton një plan veprimi për të luftuar aktivitetet e paligjshme të grupeve kriminale aktive... -
Numër rekord i mysafirëve në Zvicër gjatë vitit 2025 -
Takimi përmbyllës vjetor i koordinimit të misionit diplomatiko-konsullor shqiptar në Zvicër -
Zvicra shënon vitin e katërt më të ngrohtë të regjistruar ndonjëherë -
Sot pritet të jetë dita më e ngarkuar në aeroportin e Cyrihut













