Lajme
Ja si mund të mbroni lëkurën dhe flokët nga efektet negative të klorit të pishinave
Për ata që nuk kanë fatin të jetojnë në një qytet bregdetar, pishinat paraqesin shpëtimin e vetëm nga vapa e padurueshme. Por, nga ana tjetër, uji i tyre përmban substanca të rrezikshme për shëndetin. Këtë fakt e pohon një numër i madh specialistësh të higjienës, përcjell albinfo.ch.
Sipas tyre, nëse nuk ndiqen një sërë rregullash nga pronarët dhe klientët e pishinave, rreziku për të marrë infeksione të llojeve të ndryshme është shumë i lartë, duke filluar nga problemet me veshët te problemet e ndryshme dermatologjike, si pasojë e baktereve që gjenden në to. Një tjetër burim i përhapjes së këtyre mikroorganizmave janë edhe plagët.
Ndaj ju nuk duhet të laheni asnjëherë në pishinë kur keni një plagë të hapur, sepse mund të infektoni ambientin, por edhe të përkeqësoni gjendjen tuaj.
Për të kapërcyer këto rreziqe, mjafton të ndiqni disa rregulla të thjeshta. Pikë së pari, kujdestarët e pishinave duhet të merren çdo ditë me pastrimin e tyre, pa abuzuar me klorin, pasi ai është i dëmshëm për shëndetin.
Pushuesit, nga ana e tyre, duhet të bëjnë gjithmonë dush përpara dhe pasi të futen në ujin e pishinave, sepse në vetvete, ky veprim heq 80% të florës bakteriale të përkohshme.
Flokëve nuk u bën aspak mirë larja gjatë gjithë ditës në pishinë, sepse rrezet e diellit dhe klori i thajnë dhe u zbeh pigmentin, ndërkohë më të rrezikuar janë flokët e lyer.
Përveç kësaj, klori e dëmton në thellësi strukturën e flokëve. Klori nuk u bën dëm vetëm flokëve, por ai than edhe lëkurën e trupit. Prandaj, pasi të keni kaluar një ditë të tërë në pishinë, pas banjës që do të bëni në shtëpi, lyeni trupin tuaj me qumësht ose krem hidratues.
Nëse vajtja në pishinë do të jetë ekspozimi juaj i parë i verës në diell, mos pritni shumë. Lëkura nën veprimin e rrezeve ultravjollcë prodhon melaninën, e cila është përgjegjëse për nxirjen e lëkurës, por prodhimi i saj fillon pas 48 ose 72 orësh që nga ekspozimi i parë në diell.
Prandaj, që të mos digjeni, lyhuni me kremra ose vajra nxirëse e faktor mbrojtës. Ndiqini këto këshilla për t’u mbrojtur sa më mirë nga agjentët e rrezikshëm të ujit të pishinave dhe gjithashtu shijoni freskinë e ujit në këto ditë të nxehta.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Program përkujtimor kushtuar Masakrës së Reçakut Aktiviteti synon ruajtjen e kujtesës kolektive, nderimin e viktimave dhe përcjelljen e së vërtetës historike... -
Abdixhiku: Diaspora nuk i prish balancat demokratike në Kosovë, ajo i pasqyron ato -
PSHDK mohon legjitimitetin e degës së pretenduar në Vjenë -
Abdixhiku i drejtohet mërgatës: “Më 28 dhjetor, ejani dhe shpëtojeni Kosovën” -
“Netzwerk Dua”, inteligjenca që mbron pronën tënde në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Linjat telefonike pediatrike në kantone për të shmangur mbipopullimin e urgjencave Viruse që qarkullojnë gjerësisht dhe zyrat e mjekëve të mbyllura gjatë pushimeve shpesh sjellin pritje të... -
Diskutohet roli i shtëpive të pleqve në asistimin e vdekjes në Lucern -
Orari i ri i SBB-së ka hyrë në fuqi sot me ndryshime të mëdha -
Mediumi zviceran shkruan për vizitën e Kurtit në Zvicër para zgjedhjeve të parakohshme -
Policia e Bernës në kërkim të një personi të rrezikshëm, situata në Reconvilier është qetësuar











