Futboll
Jashari luan në Itali, por shpallet më i miri në Belgjikë
Në procesin e votimit marrin pjesë gazetarë sportive, anëtarë të Bordit të Federatës së Futbollit të Belgjikës, disa gjyqtarë dhe fituesit e mëhershëm të “Këpucës së Artë”
Mesfushori shqiptar, Ardon Jashari, është shpallur lojtari më i mirë i kampionatit të Belgjikës.
Jashari është fitues i “Këpucën e Artë” për vitin 2025 në Belgjikë, transmeton albinfo.ch.
Ai madje e pranoi personalisht çmimin, ndonëse gjatë ditës luajti për herë të parë si titullar për Milanin në Serie A kundër Fiorentinës. Ai fluturoi për në Middelkerke me aeroplan privat.
“Është e mrekullueshme, e pabesueshme që fitoj. Çmimi më i veçantë në Belgjikë. Jam krenar, por dua t’i falënderoj veçanërisht të gjithë në Club Brugge. Pa ta, kjo nuk do të ishte e mundur”, ka thënë Jashari.
“Këpuca e Artë” është trofe që jepet nga viti 1954. Fitues shpallet lojtari që merr me së shumti vota. Në procesin e votimit marrin pjesë gazetarë sportive, anëtarë të Bordit të Federatës së Futbollit të Belgjikës, disa gjyqtarë dhe fituesit e mëhershëm të “Këpucës së Artë”.
Meqenëse një sezon futbolli nuk përkon me një vit kalendarit, ka dy raunde votimi. Një pas përfundimit të sezonit dhe një në dhjetor pas gjysmës së parë të sezonit të ri. Dhe pasi numërohen të gjitha votat, shpallet fituesi i “Këpucës së Artë.
Por Jasharit i mjaftuan vetëm votat e një raundi për të fituar Këpucën e Artë. “Kjo e bën këtë edicion edhe më historik”, shkruan “hln.be”.
Ai fitoi 351 pikë, ndërsa dy ish-bashkëlojtarët e tij te Club Brugge, Hans Vanaken i dyti me 304 pikë dhe Christos Tzolis në vendin e tretë me 243 pikë.
E-Diaspora
-
“Dua të garoj për Kosovën ose Zvicrën”, ëndrra e bukur e Luanës dhjetëvjeçare Për të, kuajt nuk janë vetëm sport, por një hapësirë ku mëson durimin, përgjegjësinë dhe besimin... -
Politikë për mua do të thotë të ndërtosh ura -
Përparim Avdili, djathtisti jokonvencional që po sfidon të majtën në Cyrih -
44 grabitje dhe mbi 1 milion paund dëme, goditet banda shqiptare në Britani -
Gjermani
Lexim letrar në Köln, Jehona Kicaj prezanton romanin “ë”
Jeta në Zvicër
-
Pediatrit shkurtojnë punën gjatë fundjavave në Gjenevë Nga shkurti, Shoqata e Pediatrisë në Gjenevë do të shkurtojë orarin e hapjes së shërbimit të... -
Një kanton do të vendosë gjoba të larta për ata që refuzojnë vaksinimin -
Pjesë të Alpeve Zvicerane janë në alarm për orteqe -
Qiramarrës ose pronar: Kush është i detyruar të heqë borën nga shtëpia juaj zvicerane? -
Rritja e vjedhjeve: Qeveria britanike paralajmëron qytetarët për pushimet në Zvicër













