Shkurt.ch
Jep dorëheqje “shefi më i shpejtë” i policisë në Zvicër
Ai që ishte dashur të ndiqte ngasësit e shpejtë të veturave ka ngarë vetë makinën e tij më shpejtë se sa lejohet!
Shefi i deritashëm i Policisë Kantonale të Aargaut, Stephan Reinhardt, pas katër vitesh në këtë pozitë, ka ofruar dorëheqjen. Kësaj dorëheqjeje i paraprin një histori me delikte të tij në trafik.
Ai që ishte dashur të ndiqte të rinjtë të cilët e ngasin veturën me shpejtësi të palejuar, ka bërë pikërisht këtë gjë: ka ngarë makinën e tij më shpejtë se sa lejojnë rregullat.
Fjala është për tashmë ish shefin e policisë Kantonale të Aargaut, Stephan Reinhardt. Në vitin 2011 ai qe fotografuar nga radarët duke ia “shkelur” me veturën e tij private përtej shpejtësisë së lejuar. Dhe, siç është parë më vonë, kjo nuk ka qenë hera e parë që ai ka rënë në konflikt me ligjin në komunikacion.
Kjo histori deliktesh ka bërë që Reinhardt, siç ka thënë në tekstin e dorëheqjes “të reflektojë se ai si polici numër një në kanton, nuk dëshiron që rolin e tij si shembull për të tjerët, ta komprometojë me deliktin e kryer”.
Mediet zvicerane kanë shkruar po kështu se Reinhardt, para shkeljes që ka bërë, ka qenë ndër më të zëshmit në polici për zero tolerancë ndaj “raserëve”, garuesve të shpejtësisë së veturave në rrugët automobilistike të Zvicrës.
Reinhardt do të ushtrojë funksionin e tij deri në fund të gushtit.
Të tjera nga Shkurt.ch
E-Diaspora
-
Shqiptari nga Kosova i mbijeton tragjedisë në autobusin në Zvicër: Brenda pak sekondash autobusi u mbush me tym Faton Berisha ishte mes pasagjerëve në autobusin që u përfshi nga flakët në Kerzers. Ai shpëtoi... -
Bau Investment Schweiz AG zgjeron portofolin me një nga projektet rezidenciale më të larta në Effretikon -
Ambasada e Kosovës në Zvicër: Ende nuk ka informata nëse ka shtetas kosovarë mes viktimave të tragjedisë në autobus -
Shqiptarja që jeton në Izrael flet për situatën atje: Veç mbrëmë u sulmuam 4 herë nga Irani -
Norvegji
Filmi i Besim Ugzmajlit shpërblehet me Çmimin “Dokumentari më i Mirë” në Norvegji
Jeta në Zvicër
-
Bernë: Voziti 164 km/h në zonë me kufizim 80 km/h Policia kantonale e Bernit ndalon një 56-vjeçar në Oberösch të komunës Ersigen dhe ia konfiskon patentë-shoferin.... -
Shqiptari nga Kosova i mbijeton tragjedisë në autobusin në Zvicër: Brenda pak sekondash autobusi u mbush me tym -
Migros tërhiqet nga Gjermania pas 14 vitesh, humb mbi 570 milionë franga -
Dëshmitari rrëfen ngjarjen: Ajo që pashë ishte tronditëse -
Bau Investment Schweiz AG zgjeron portofolin me një nga projektet rezidenciale më të larta në Effretikon












