Lajme

Jep dorëheqjen Shefi i task forcës zvicerane të koronës, Martin Ackermann

Ackermann, shprehet në parim pozitivisht në lidhje me "rrugën e mesme" që ka zgjedhur Zvicra për luftimin e pandemisë së koronës

Në intervistat e zhvilluara me gazeta të ndryshme, presidenti në largim i Task Forcës Federale Shkencore për Covid-19, Martin Ackermann, shprehet në parim pozitivisht në lidhje me “rrugën e mesme” që ka zgjedhur Zvicra për luftimin e pandemisë së koronës.

“Është treguar se shteti nuk ka arsye t`i përshkruajë, diktojë, të gjitha. Shumë njerëz janë të kujdesshëm vetë për të mbrojtur veten dhe të tjerët.

Por Ackermann gjithashtu drejton edhe kritika, transmeton albinfo.ch. Në disa momente – për shembull në vjeshtën e vitit 2020 – nuk kishte përgjigje të mjaftueshme të shpejtë ndaj rritjes së numrit të rasteve.

Nga ana tjetër, rrjedha e pandemisë ishte gjithashtu e vështirë të parashikohej, siç tregoi gjykimi i gabuar i grupit të punës në prill të këtij viti. Atëbotë Këshilli Federal pati filluar lehtësimin e mëtejshëm pavarësisht numrit në rritje të rasteve.

Ackermann ka thënë për nau.ch: “Ne supozuam se numri i rasteve do të vazhdonte të rritet. Por ne ishim plotësisht të gabuar “.

Ackermann thotë se vala e katërt varet nga numri i njerëzve që do të vaksinohen dhe gjithashtu nga sjellja e popullatës. Njerëzit e pavaksinuar  do të bien në kontakt me virusin herët a vonë, ka thënë Ackermann për të përditshmen “Blick”.