E-Diaspora
Jeta luksoze e gangsterëve shqiptarë në Britani
Shumica e gangsterëve janë shqiptarë të lindur në Britani, pasi prindërit e tyre emigruan atje
Anëtarët e një bandë shqiptare që mendohet se shet drogë të lirë në Londër, tregojnë jetesën e tyre luksoze në internet dhe thonë se janë gati për luftë, shkruan “Daily Star”.
Gangsterët postojnë rregullisht në Instagram foto me armë, shuma të mëdha parash kesh dhe vetura të shtrenjta.
Në videot në YouTube, anëtarët e të famshmes Hellbanianz, këndojnë edhe rep për jetën e tyre në qeli, transmeton “TCH”.
Me bazën në Barking, në lindje të Londrës, banda ka lidhje me mafian në Shqipëri, që bën biznes me kartelet e drogës nga Amerika e Jugut, përcjell albinfo.ch.
Gazeta shkruan se banda të ngjashme me Hellbanianz mbushin tregun e Londrës me kokainë të lirë, pasi sjellin drogë të pastër.
Një zëdhënëse e Agjencisë Kombëtare kundër Krimit (AKK) tha: “Grupet kriminale shqiptare kanë një profil dhe ndikim të lartë në krimin e organizuar në Britaninë e Madhe dhe kanë akses të konsiderueshëm në trafikimin e drogës, kryesisht kokainë. Ata po zgjerohen dhe ndikimi i tyre po zgjerohet”.
Shumica e gangsterëve janë shqiptarë të lindur në Britani, pasi prindërit e tyre emigruan atje.
E-Diaspora
-
Nderohet soprano shqiptare Ermonela Jaho “E pranoj këtë vlerësim me përulësi, mirënjohje dhe emocion të thellë. Faleminderit Francë që e prite... -
Osmani në Cyrih: Diaspora në Zvicër i jep jehonë mesazhit ‘rugovizmi jeton’ -
Kurti takim me studentët shqiptarë në Zvicër -
Politikanët shqiptarë të Zvicrës kundërshtojnë nismën “Jo Zvicrës 10 milionëshe” -
Rusia sulmon kompleksin rezidencial ku banon ambasadori shqiptar në Kiev
Jeta në Zvicër
-
Zvicra po përjeton valën e parë të shkurtër të të nxehtit për këtë vit Zvicra përjetoi valën e parë të të nxehtit të vitit gjatë fundjavës së Pashkëve, me temperatura... -
Zvicra e ndarë para referendumit për kufizimin e popullsisë -
I nxehti ekstrem pushton Evropën, ja pse ekspertët nuk po e quajnë valë të nxehti -
“Zvicra nuk është e përgatitur për një luftë të madhe me dronë” -
Zug nis matjen zyrtare të çmimeve të qirave













