Shkurt.ch
Ka bërë tatuazh sloganin nazist të SS-ëve: Dorëhiqet politikani i SVP-së
Politikani 30 vjeçar kishte vendosur në krah një tatuazh me sloganin e njësitit famëkeq pararojë nazist “SS”: “Meine Ehre heisst Treue” (Nderi im është besnikëria)
Kryetari i të rinjve të SVP/UDC-së për Kantonin Neuchatel, Stève Cao ka dhënë dorëheqje të menjëhershme nga të gjitha funksionet e tij. Këtë e ka bërë duke iu bindur kërkesës së kryetarit të kësaj partie në nivel të Zvicrës, Albert Rösti, shkruan sda.ch.
Deri në këtë pikë ka arritur puna pasi që politikani 30 vjeçar kishte vendosur në krah një tatuazh me sloganin e njësitit famëkeq pararojë nazist “SS”: “Meine Ehre heisst Treue” (Nderi im është besnikëria), transmeton albinfo.ch.
Pamja në video ku politikani i ri duket me këtë tatuazh i është treguar kryetarit të SVP-së, Albert Rösti nga gazeta “Zentralschweiz am Sonntag”. Me këtë rast ai ka thënë se “idetë e të djathtës ekstreme nuk kanë absolutisht vend” në partinë e tij dhe kj që ka ndodhur është e patolerueshme.
Vetë Cao ka thënë për mediet e këtushme se ky tatuazh ka qenë një “mëkat rinor” dhe ai prej kohësh po dëshironte ta hiqte. Mirëpo me hulumtimet e bëra nga gazetarët është ardhur në përfundimin se kjo gjë nuk qëndronte. Ata kanë konstatuar se personi në fjalë ka shprehur afërsi me skenën neonaziste dhe ekstremiste të Zvicrës e më gjerë.
E-Diaspora
-
Vota e diasporës vendos në Kosovë, por mungon në Zvicër Mobilizimi i komunitetit shqiptar për pjesëmarrje në politikën lokale dhe në proceset demokratike të vendit ku... -
Kandidatët shqiptarë të zgjedhjeve zvicerane, në qendër të numrit të ri të albinfo.ch -
Cyrih-Gjilan
Komuna e Gjilanit pranon një automjet zjarrfikës nga Kantoni i Cyrihut -
Çifti shqiptar siguron investim prej 100 mijë euro në Gjermani me produktin inovativ NYLAM -
Zvicër
Valentina Aliu zgjidhet në ekzekutivin e komunës së Noville
Jeta në Zvicër
-
Disa votues në Vaud nuk kanë marrë ende materialet e votimit Në kantonin Vaud të Zvicrës, disa qytetarë nuk i kanë marrë me kohë materialet e votimit... -
Pistoleta e re e ushtrisë zvicerane merr vlerësimin më të ulët në testime -
Nuk ka më asnjë qytetar zviceran në zonën e luftës -
39 muaj burg për policin nga Bazeli: Ka torturuar dy azilkërkues -
Frauenfeld: Kosovari kërcënon ish-të dashurën me vdekje – ndërhyn policia









