Kosova
Ka rënë për 40% shitja e produkteve serbe në Kosovë
Vendimi i Qeverisë së Kosovës për vendosjen e taksës kundër produkteve të Serbisë dhe Bosnjë Hercegovinës e ka dobësuar ekonominë e këtyre dy vendeve.
Rasim Lajiq, ministër i Tregtisë në Serbi, ka thënë se gjatë pak ditëve të para të ngritjes së masës, tregtia serbe ka rënë për rreth 40 për qind në krahasim me periudhën e njëjtë një muaj më parë.
Kosova i imponoi masat më 6 nëntor dhe nga atëherë e 8 ditë më pas, deri më 14 nëntor, për në Kosovë është nisur mall në vlerë prej 6,4 milionë euro, ndërsa në të njëjtën periudhë gjatë muajit tetor, vlera e mallrave të Serbisë të shitura në Kosovë ka qenë 10 milionë euro”, ka thënë Lajiqi për “Danas”.
Ministri serb ka thënë se, në konsultim me homologun e tij boshnjak, Mirko Sharoviq, kanë vendosur që të mos marrin pjesë në konferencën ministrore të muajit dhjetor të CEFTA-s nëse deri atëherë Kosova nuk tërhiqet nga vendimi, transmeton Koha. net, përcjell Albinfo.ch
Lajiqi ka sqaruar se për kundërmasa nuk ka hapësirë manovruese sepse, siç thotë ai, nga Kosova në Serbi pothuajse nuk hyn asnjë produkt, dhe se tani pritet veprimi, mbi të gjitha, i administratës amerikane.
E-Diaspora
-
Program përkujtimor kushtuar Masakrës së Reçakut Aktiviteti synon ruajtjen e kujtesës kolektive, nderimin e viktimave dhe përcjelljen e së vërtetës historike... -
Abdixhiku: Diaspora nuk i prish balancat demokratike në Kosovë, ajo i pasqyron ato -
PSHDK mohon legjitimitetin e degës së pretenduar në Vjenë -
Abdixhiku i drejtohet mërgatës: “Më 28 dhjetor, ejani dhe shpëtojeni Kosovën” -
“Netzwerk Dua”, inteligjenca që mbron pronën tënde në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Kërkohet me peticion heqja e klasit të parë në transportin publik "Mjaft më me sistem dy-nivelësh në transportin publik" – kjo është kërkesa e një lëvizjeje aktiviste... -
Një lehtësim i vogël për nxënësit e shkollave ndërkufitare -
Mungesa e fondeve vonon lançimin e kartës elektronike të identitetit të Zvicrës -
Treni i ri i natës nga Berna drejt qyteteve evropiane nis më 2026 -
Zvicra me çmimet më të larta në Evropë











