Shkurt.ch
Käser: “Zvicra, para sfidave të mëdha nga azili”
"Integrimi duhet të çohet përpara për ata azilkërkues që tashmë ndodhen në Zvicër. Ndërsa ashpërsimi vlen për ata që duen atë vijnë"
«Dyndja e popujve» drejt perëndimit e vendos Zvicrën para sfidave të mëdha, ka thënë Hans-Jürg Käser, kryetar i Konferencës së drejtorëve kantonalë të Policisë dhe Drejtësisë.
Në një intervistë dhënë radios srf të transmetuesit publik të Zvicrës, Käser ka pranuar se fluksi në rritje i refugjatëve i shkakton probleme Zvicrës. Por ai ka thënë se nuk mund të flitet për vendosjen e një kufiri të epërm sa i përket numrit të tyre, siç ka vepruar Austria.
Në muajt e pranverës pritet sërisht rrije e numrit të refugjatëve dhe është e qartë se ka nevojë për të vepruar. Kjo do të bëhej në drejtimin që të shkurtohen procedurat e azlit dhe të bëhen kufizime të mëtejme në bashkimin familjar, ka thënë më tutje Käser.
Ai konsideron se integrimi dhe ashpërsimi i të drejtës së azilit shkojnë mirë së bashku. Integrimi duhet të çohet përpara për ata azilkërkues që tashmë ndodhen në Zvicër. Ndërsa ashpërsimi vlen për ata që duen atë vijnë.
Por edhe për ta nevojitet edhe më tutje një procedurë korrekte dhe konsekuente.
Para shefit të policëve të Zvicrës edhe presidenti i vendit, Johann Schneider-Ammann kishte deklaruar ditë më parë se Zvicra ka arritur në kufijtë e sa sa i përket pranimit të azilkërkuesve.
E-Diaspora
-
Magazina albinfo.ch vjen me numrin special, Vera `26 Në fokus të numrit më të ri të revistës Albinfo.ch janë pushimet verore të diasporës, me... -
Yll Gashi vazhdon aventurën me Bayern Munichun, rinovon kontratën deri në vitin 2028 -
“Helvetia Gold”: Modeli shqiptar i suksesit në zemër të Cyrihut -
Amerikë
Desarta Rapushaj përfundon me sukses programin prestigjioz Fulbright në “Michigan State University” -
Zvicër
Fillojeta Makshana shpallet më e mira në gjuhën gjermane në komunën e Payernit të Zvicrës
Jeta në Zvicër
-
Zvicra me dyshen shqiptare Xhaka-Jashari nga minuta e parë kundër Kolumbisë! Pak minuta para fillimit të ndeshjes së madhe të 1/8-ave të Kupës së Botës kundër Kolumbisë,... -
Reforma e BE-së për të papunët mund t’i kushtojë Zvicrës qindra miliona franga -
Rrezikohen orët e edukatës fizike -
Ku është më mirë të jesh gjatë valëve të të nxehtit në Zvicër? -
Cyrihu, qyteti i dytë më i shtrenjtë në botë për të pasurit













