Turizëm

“Kala Festival”, 5 mijë turistë nën ritmet e muzikës dhe bukurive në rivierën shqiptare

“Kala Festival” në bregdetin e Dhërmiut gjatë këtyre ditëve ka mirëpritur 5 mijë vizitorë të huaj, të cilët po argëtohen nën ritmet e muzikës dhe bukurive që ky vend ofron.

Turistët e huaj gjatë fazë së parë të këtij eventin që organizohet nga data 12-19 qershor po shijojnë gjatë natës ritmet e muzikës së 55 DJ-ve më të mirë ndërkombëtarë dhe po ekspolorojnë shtigjet dhe bukuritë bregdetare të rivierës shqiptare.

“Kala Festival, një nga organizimet e jashtëzakonshme të kësaj vere, që e ka shndërruar rivierën shqiptare në bregdetin e muzikës, rinisë e atmosferës së festës. Mbi 5 mijë turistë po shijojnë jo vetëm skenat e muzikës së 55 DJ-ve më të mirë ndërkombëtarë, por edhe bukurinë e Jonit e mikpritjen turistike shqiptare”, shprehet ministri i Turizmit dhe Mjedisit, Blendi Klosi, shkruan atsh, përcjell albinfo.ch.

Klosi shprehet se “muzikë, argëtim, drita e ngjyra në skenat gjigande të improvizuara në bregdetin e jugut, në Kala Festival. Promovim i turizmit, zhvillim i biznesit lokal, marketim i Shqipërisë turistike”.

“Kala Festival” këtë vit do të zhvillohet në dy faza, e para në datat 12-19 qershor dhe faza e dytë 20-25 qershor.