Sport
Kalenderi hyn në histori të automobilizmit shqiptar, triumfon në Zvicër
Ai ka triumfuar në garën që u mbajt në Saint Ursane të Zvicrës. Me Mitsubishi Evo IX, Kalenderi ka dominuar absolutisht në të dyja vozitjet e garës
Liridon Kalenderi është automobilisti i parë shqiptar që e fiton një garë të disiplinës malore e vlefshme për Kampionatin Evropian. Ai ka triumfuar në garën që u mbajt në Saint Ursane të Zvicrës, njofton Federata e Automobilizmit e Kosovës, përcjell albinfo.ch.
Me Mitsubishi Evo IX, Kalenderi ka dominuar absolutisht në të dyja vozitjet e garës. Shtegun me gjatësi prej 5.6 kilometrash ai e ka kaluar me kohën e përgjithshme prej 4:38.704 minuta (përfshirë të dyja vozitjet), duke krijuar epërsi bindëse prej 30 sekondave ndaj të dytit, çekut Tomas Vavrinec, i cili udhëheq në plasmanin e përgjithshëm në Grupin N dhe është kandidati më serioz për titullin e kampionit.
“Jam shumë i kënaqur me suksesin e arritur, i cili realisht nuk ka qenë aspak i lehtë të arrihet. Përveç investimeve të mëdha, unë edhe kam rrezikuar shumë, por kjo është natyra ime. Gjithmonë jam optimist, kam besuar se mund të arrij këtë sukses dhe fatmirësisht ia dola”, është shprehur Kalenderi pas fitores historike.
Ai ka theksuar se, po të lejonin kushtet atmosferike me shumë gjasë do ta thyente edhe rekordin e shtegut nga i cili e ndau vetëm një sekondë.
E-Diaspora
-
Turneu i mundjes së duarve “Gjergji i Pamposhtur” Turneu amator i kushtohet figurës madhështore dhe trashëgimisë së pavdekshme të Heroit tonë Kombëtar, Gjergj Kastrioti... -
Londër
Erza Doda zgjidhet anëtare e Këshillit Bashkiak në Redbridge, Londër -
Gjermani
Në Gjermani u mbajt ekspozita “Helmimet në Kosovë 1990–1992”, u rikujtuan krimet ndaj shqiptarëve -
Sabahet Meta: “Kino Kosova” është një hapësirë dialogu përmes filmit -
“Kino Kosova” hapi dyert me sallat plot dhe rrëfime që sollën Kosovën në ekran
Jeta në Zvicër
-
Fiton xhekpotin e Swiss Lotto-s: 8.437 milionë franga Xhekpoti prej 8.437 milionë frangash zvicerane u fitua në shortin e Lotos Zvicerane (Swiss Lotto) të... -
Turneu i mundjes së duarve “Gjergji i Pamposhtur” -
Ushtria zvicerane praktikon gjuajtjen nga helikopterët në Francë -
Vejusha kineze, 93 vjeç, urdhërohet të largohet nga Zvicra -
Presidenti Federal Parmelin kritikon ashpër BE-në













