Lajme
Kallëzim penal ndaj Sanija Ametit pasi qëlloi foton e Jezusit
Pas raportimit për fotot e publikuara nga Ameti në Instagram të dielën, politikanja 32 vjeçare shkroi në X se i fshiu fotot dhe kërkoi falje
Politikania e GLPsë së Cyrihut dhe bashkë-presidentja e Operacionit Libero, Sanija Ameti, ka marrë kritika të rënda pasi ka qëlluar m erevole në një foto me motiv të krishterë dhe është raportuar. Mbrëmjen e së dielës ajo ka fshirë fotot që tashmë ishin publikuar dhe ka kërkuar falje.
Të rinjtë e SVP-së kanë ngritur kallëzim penal për shkelje të lirisë së besimit dhe adhurimit, siç njoftoi partia të hënën në mëngjes, transmeton albinfo.ch. Nicolas Rimoldi, themeluesi i organizatës Mass-Voll, gjithashtu ka shpallur kallëzim penal ndaj saj.
Pas raportimit të “Blick” për fotot e publikuara nga Ameti në Instagram të dielën, politikanja 32 vjeçare shkroi në X se i fshiu fotot pasi mori vesh për përmbajtjen e tyre fetare dhe kërkoi falje.
Policia kantonale e Cyrihut shkroi në X se po kontrollonte përmbajtjen e postimit.
Dorëheqje pas kritikave në rrjetet sociale
Si pasojë, Sanija Ameti, po largohet nga udhëheqja e Liberalëve të Gjelbër të kantonit, siç konfirmoi partia kantonale për SRF.
Konferenca Ipeshkvnore e Zvicrës dënon sjelljen “e papranueshme”
Mbrëmjen e së hënës foli edhe Konferenca e Ipeshkvijve të Zvicrës në një komunikatë për media, transmeton albinfo.ch. “Edhe nëse dikush shpërfill përfaqësimin fetar të Nënës së Zotit – gjë që ky imazh e tregon shumë qartë – përdorimi i këtij imazhi tregon dhunë dhe mungesë respekti për personin njerëzor”, thuhet në reagim.
Anëtarët e konferencës e dënuan këtë sjellje “të papranueshme”. Ata konisiderojnë se ndjeshmëria e tyre fetare ishte shkelur. Megjithatë, ata janë mirënjohës për letrën e Ametit drejtuar ipeshkvit të Chur-it, në të cilën ajo i kërkon falje komunitetit katolik.
Sanija Ameti është politikane me prejardhje boshnjake-kosovare.
E-Diaspora
-
Uta Ibrahimi edhe me një sukses tjetër historik Vitin e kaluar, e gjithë bota u tund nga vdekjet tragjike në këtë maje, ku katër...
-
Ja kur nis regjistrimi i diasporës si votues në zgjedhjet në Shqipëri
-
Rama u rikthehet takimeve me diasporën
-
“Benedict Schule” po zgjerohet – klasa shtesë në lokacionin e Cyrihut
-
Restoranti “Rina” në Lucern: Një copë atdhe në mërgim
Jeta në Zvicër
-
Policia i gjen 1.6 kg kokainë në banesë, arrestohet kosovari 37 vjeçar Pas kryerjes së një patrullimi nga policia, prokuroria publike urdhëron të kontrollohen shtëpitë e tre personave,...
-
ETH Zurich renditet universiteti më i mirë në Evropë
-
A duhet bakshishi të jetë i tatueshëm në Zvicër?
-
Zvicra heq vizat për serbët e Kosovës që mbajnë dokumente të Serbisë
-
“Benedict Schule” po zgjerohet – klasa shtesë në lokacionin e Cyrihut