Lajme
Kamala Harris: Mund të jem gruaja e parë në këtë pozitë, por nuk do të jem e fundit
Tashmë, Kamala Harris u shpall mbrëmë zëvendëspresidente e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, duke u bërë kështu gruaja e parë që mban këtë pozitë.
Ajo në tubim e parë para amerikanëve si të zgjedhur, foli se çfarë do të thotë ky moment për gratë, shkruan BBC, përcjell albinfo.ch.
Pë pozitën e saj Harris tha se nëna e saj “besoi kaq thellë në një Amerikë, ku një moment i tillë është i mundur”.
Në fjalën e saj Harris tha se po mendon për nënën e saj, e cila e rriti atë dhe motrën e saj, si një nënë e vetme – dhe brezat e tjerë të grave me ngjyrë, aziatike, të bardha, latine dhe vendase, që kanë “hapur rrugën për këtë moment si ky”.
“Ato janë shtylla kurrizore e demokracisë sonë. Këto gra që luftuan 100 vjet më parë për ndryshimin e 19-të, 55 vjet më parë për aktin e të drejtës së votës dhe tani në vitin 2020 si gjenerata e ardhshme e grave hedhin votat e tyre. Sonte reflektoj në luftën e tyre, vendosmërinë e tyre dhe forcën e vizionit të tyre për të parë se çfarë mund të lirohet nga ato që kanë qenë. Dhe unë qëndroj mbi shpatullat e tyre”, shtoi ajo.
Harris vlerësoi Biden për “guximin” për të thyer barrierat dhe për të zgjedhur një grua si nënkryetare të tij.
“Ndërsa unë mund të jem gruaja e parë në këtë zyrë, nuk do të jem e fundit”. Harris përfundoi komentet e saj duke thënë se është gati të shkojë në punë. Ajo dhe Biden do të trajtojnë pandeminë, do të adresojnë çështjet kundër racizmit. Në fund, ajo tha se Biden do të jetë president për të gjithë amerikanët.
E-Diaspora
-
Investim i madh nga diaspora e Zvicrës: Peja bëhet qendër e re e prodhimit të shtëpive të prefabrikuara Në Zahaq të Pejës është inauguruar fabrika e re e kompanisë GreenHouse SHPK, një investim i... -
“Një brez mes dy kulturave” -
Vjosa Osmani të dielën në Zvicër, takon mërgatën shqiptare -
Nis votimi me postë për diasporën, KQZ publikon udhëzimet për qytetarët jashtë vendit -
Australia nga afër, mes pafundësisë, heshtjes dhe rendit
Jeta në Zvicër
-
Investim i madh nga diaspora e Zvicrës: Peja bëhet qendër e re e prodhimit të shtëpive të prefabrikuara Në Zahaq të Pejës është inauguruar fabrika e re e kompanisë GreenHouse SHPK, një investim i... -
SBB: Nga 2027 më shumë lidhje ndërkombëtare drejt Francës dhe Italisë -
Zvicër: Dita Kombëtare kundër miteve mbi alkoolin, synohet ulja e stigmatizimit -
Zvicër: Asnjë gjurmë e toksinës cereulide në analizat e ushqimeve për foshnja -
Zvicra mbyll përkohësisht gjashtë qendra federale për azilkërkues













