Të tjera
Kamberi ende nuk e ka të sigurtë ulësen e deputetit
Shqiptarët rrezikojnë të mbeten të papërfaqësuar në Parlamentin e Serbisë
Pavarësisht 9644 votave të marra në zgjedhjet parlamentare të së dieles në Swrbi, Shaip Kamberi ende nuk e ka të sigurtë ulësen në Kuve d, duke rrezikuar kështu që shqiptarët të mbeten pa asnjë përfaqësues në Parlamentin e Serbisë, njofton Albinfo.ch.
Duke aluduar në parregullësi, Kamberi kërkon përsëritjen e zgjedhjeve në Luginën e Preshevës.
“Zgjedhjet e fundit në Serbi të datës 3 prill u karakterizuan me pjesëmarrje të ulët të votuesve shqiptarë. Pasivizimi i vendbanimeve të shqiptarëve që rezultoi me shlyerjen e tyre nga listat zgjedhore deligjitimoi procesin zgjedhor, sidomos në Luginën e Preshevës. Shumë shqiptarëve i është pamundësuar e drejta elementare. E drejta për të votuar. Kjo e bën procesin zgjedhor jodemokratik. Zgjedhjet jo të lira. Prandaj zgjedhjet duhen të përsëriten në Luginën e Preshevës, duke zgjidhur paraprakisht çështjen e mohimit të së drejtës për të votuar për çdo qytetar te të Luginës së Preshevës. Me gjithë votat e marra ato akoma nuk janë garanci për të fituar një mandat”, ka shkruar Kamberi në një postim në Facebook.
E-Diaspora
-
Ylfete Fanaj zgjidhet presidente e Konkordatit të burgjeve të Zvicrës Veriperëndimore dhe Qendrore "Në situatën e tensionuar të kapacitetit të burgjeve në të gjithë Zvicrën, nevojiten zgjidhje të qëndrueshme... -
Petrit Krasniqi, drejtues i ri i investimeve në Fondin e Sigurimeve të mësuesve të Bernës -
Granit Xhaka rrëfen sakrificat e familjes -
Londër
Akademia Ballkanike e Pianos bëhet pjesë e sistemit prestigjioz Trinity College London -
Itali
Aksident fatal në Itali: Vdes punëtori shqiptar në kantier ndërtimi
Jeta në Zvicër
-
Zvicra vazhdon të mos e arrijë objektivin e arsimit të mesëm Sipas Raportit të fundit të Arsimit Zviceran, 90.1% e 25-vjeçarëve në Zvicër përfundojnë arsimin e mesëm... -
Ekonomistët zviceranë parashikojnë rritje të moderuar në vitin 2026 -
Afatet e fundit të deklaratës tatimore zvicerane për vitin 2026 në secilin kanton -
Si do të ndikonte nisma zvicerane kundër imigracionit në universitete? -
Blerja e energjisë elektrike nga fqinjët po bëhet realitet në Zvicrën frëngjishtfolëse












