Futboll

Kamberi transferohet te gjiganti zviceran

Sulmuesi shqiptar Florian Kamberi i është bashkuar klubit nënkampion të Zvicrës në futboll St.
Gallen nga klubi skocez Hibernian.

Transferimin e Kamberit e ka bërë të ditur St. Galleni në faqen zyrtare. Kamberi 25-vjeçar ka firmosur kontratë trivjeçare me St. Gallenin.

Shuma e dëmshpërblimit nuk është bërë e ditur, por Hibernians ka njoftuar se do të ketë një përqindje nga transferimi i ardhshëm i Kamberit. Kamberi së fundi ka pranuar ftesën për të luajtur për Shqipërinë.