Lajme
Kamionët e BE-së nuk lejohen të hyjnë në territorin e Rusisë
Qarkullimi i tyre ndalohet përmes një dekreti
Presidenti rus, Vladimir Putin, nënshkroi të enjten një dekret që autorizon qeverinë ruse të ndalojë disa kamionë perëndimorë të kalojnë tranzit në territorin rus, sipas U.S. News.
Dekreti lejon ndalimin e kamionëve që transportojnë mallra, dhe që janë të regjistruar në vendet që kanë aplikuar kufizime të ngjashme kundër Rusisë, përcjell Albinfo.ch.
Rusia u ankua në prill se Bashkimi Evropian kishte mbyllur kufijtë për disa automjete mallrash të regjistruara në Rusi dhe Bjellorusi për shkak të sanksioneve të vendosura për luftën e saj në Ukrainë.
Sipas dekretit, masat ishin ndërmarrë në përgjigje të kufizimeve “jomiqësore” nga shtetet e huaja kundër qytetarëve dhe subjekteve ruse./
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Osmani në Cyrih: Diaspora në Zvicër i jep jehonë mesazhit ‘rugovizmi jeton’ Në një tubim me bashkatdhetarët në Cyrih të Zvicrës, kandidatja e LDK-së për presidente, Vjosa Osmani,... -
Kurti takim me studentët shqiptarë në Zvicër -
Politikanët shqiptarë të Zvicrës kundërshtojnë nismën “Jo Zvicrës 10 milionëshe” -
Rusia sulmon kompleksin rezidencial ku banon ambasadori shqiptar në Kiev -
Premtimi i Kurtit para mërgimtarëve në Cyrih
Jeta në Zvicër
-
LDK me tubim në Vjenë të Austrisë, marrin mbështetje nga bashkatdhetarët “Mbështetja që po marrim nga mërgata jonë është dëshmi se LDK-ja vazhdon të mbetet alternativa e... -
Zvicra po rritet më shpejt se pjesa më e madhe e Evropës -
Debati për “10 milionë banorë” në Zvicër: Kush po emigron realisht? -
22 raste të dyshuara për abuzim seksual në çerdhe në Zvicrën frëngjishtfolëse -
Bern: Investime të reja në parkingje për biçikleta pavarësisht përdorimit të ulët












