Lajme

Kampi veror „Përtej kufijve“, për studentët e diasporës

Bëhet e ditur se Organizata Mentoring our Future, në bashkëpunim me KCDE (Kosova Center for Digital Education) si dhe Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, i fton të gjithë studentët e diasporës të marrin pjesë në kampin veror „Përtej kufijve“, përcjell albinfo.ch.

Theksohet se kampi do të mbahet nga data 23 deri më 27 gusht dhe do të ofrojë një përvojë të mbushur me argëtim dhe momente të paharrueshme për studentë të moshës 18-24 vjec.

Afati i fundit për aplikim është deri më 10 gusht.

Më shumë informacione mund të gjeni në informacionin e mëposhtëm të organizatorëve të këtij kampi.

Thirrje për të gjithë studentët e diasporës!

Dëshironi që pushimet e juaja në vendlindje të jenë të paharrueshme këtë verë?

Mentoring our Future ne bashkëpunim me KCDE(Kosova Center for Digital Education) si dhe Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe Diasporës ka kënaqësinë t’ju ftojë të merrni pjesë në Kampin Veror „Përtej kufijve“.

Kampi do të mbahet nga data 23 deri më 27 gusht dhe do të ofrojë një përvojë të mbushur me argëtim dhe momente të paharrueshme.

Qellimi i Kampit është që të bëjë bashkë studentët nga Diaspora me studentët nga Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina” për të bashkëpunuar në krijimin e projekt ideve dhe transformimin e tyre përmes punës në grup.

Por kjo nuk është e gjitha! Ditën e fundit, përgatituni për një aventurë emocionuese.

Ne kemi planifikuar një ekskursion ku ju do të keni mundësinë të shihni trashëgiminë e pasur kulturore dhe mrekullitë natyrore të Kosovës.

Ky kamp është mundësia juaj për të njohur më mirë rrënjët e juaja dhe për të krijuar miqësi të reja. Kampi është i hapur për studentë të moshës 18-24 vjec.

 

Për të siguruar vendin tuaj, regjistrohu sot në linkun: https://docs.google.com/…/1d…/edit

Ju inkurajojmë të regjistroheni sa më parë pasi vendet janë të limituara.

Afati i fundit për aplikim është deri më datë 10 gusht.

Bashkangjitu në kampin tonë dhe përgatituni për një javë të paharrueshme argëtuese.