Sport
Kampioni shqiptar i bodybuildingut fiton Kupën “Serge Nubret” Clasik
Dy herë kampioni kombëtar në Bodybuilding, Arbër Xhemali, ka zënë vendin e parë në garën ndërkombëtare “Serge Nubret” Clasik (Gara e Bodybuilding & Fitness) organizuar nga WABBA në Peruggia, që ishte e vlefshme për përzgjedhjen dhe kualifikimet në Mister & Miss Universi 2017, që do të mbahet në Budapest, si dhe vendin e tretë në “Troffeo 2 Torri” (Trofeu 2 Kullat) organizuar po nga WABBA, në datë 29 tetor ku mori medaljen e bronztë.
Në të dyja garat Xhemali konkurroi në disiplinën 90 kg duke u kualifikuar kështu në “Mister Universi”. Vlen për t’u theksuar se është hera e parë që një sportist shqiptar kualifikohet në finale dhe Arbër Xhemali denjësisht ja arriti, njoftojnë organizatorët.
Xhemali pas tetë vitesh në Itali është rikthyer në Shqipëri dhe prej 2015-s, ka hapur palestrën e tij “GESA Fitness”, ku i është përkushtuar bodybuildingut, përcjell albinfo.ch.
Arbri ka garuar në Itali në vitin 2013 në kampionatin “ATENAS” e prej kohësh udhëhiqet nga trajneri i tij kulturist Alberto Clementi, një bodybuilder kampion i Italisë dhe fitues i titullit botëror në garat e WABBA dhe tashmë bodybuilder profesionist i IFBB.
E-Diaspora
-
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve hap 23 kuti postare për votuesit e diasporës Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i Kosovës ka vënë në funksion 23 kuti postare në shtete të... -
Ministrja shqiptare paralajmëron iniciativa për të drejtat e diasporës në Greqi -
Udha e Lorik Canës: Sporti, Kultura dhe Kombi -
Program përkujtimor kushtuar Masakrës së Reçakut -
Abdixhiku: Diaspora nuk i prish balancat demokratike në Kosovë, ajo i pasqyron ato
Jeta në Zvicër
-
Të paktën gjysma e akullnajave të botës do të zhduken deri në vitin 2100 Edhe zhdukja e një akullnaje të vogël me një kontribut të ulët të shkrirjes së akullnajave... -
Uber: Trendet e përdoruesve zviceranë në vitin 2025 -
Sondazh: Zviceranët duan të paguajnë më pak për shërbimet dixhitale -
Rinovimet në aeroportin e Bazelit, do të operojë vetëm një linjë -
Pse Zvicra duhet të përqendrohet më shumë te kursimi i energjisë?












