Kosova
Kancelari gjerman: Ka përkushtim për zbatim të marrëveshjeve dhe Asociacionit
Kancelari gjerman, Olaf Scholz, ka thënë sot se Kosova tashmë ka premtuar se do të realizojë Asociacionin.
Ai deklaroi se nuk i sheh si të dështuara bisedimet me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti dhe presidentin serb, Aleksandër Vuçiq, teksa tha se kanë bërë përparime në këtë çështje shqetësuese, shkruan DW.
“Ne kemi nga të dyja palët, si Kurti, ashtu edhe Vuçiç, nga një premtim që do t’i zbatojnë marrëveshjet bazë të Brukselit, dhe nga Kurti kemi premtimin që do të realizojë Asociacionin e Komunave me shumicë serbe. Kjo na është thënë qartë”, u shpreh ai, përcjell albinfo.ch.
Tutje Scholz u shpreh se tani do të shohin se sa do të realizohen këto premtime.
“Ata që kanë përgjegjësinë politike, duhet të mobilizojnë forcat për të ardhmen”, tha ai teksa shtoi se “që të dy vendet duan të hyjnë në BE”.
E-Diaspora
-
Nga Shkodra në garën për Miss Belgium 2027, Griselda Stragu synon të shkëlqejë në skenën ndërkombëtare E reja me origjinë shqiptare është zyrtarisht kandidate në konkursin prestigjioz të bukurisë në Belgjikë, duke... -
Arbenita Sopaj publikon librin e saj shkencor, kurorëzon një tjetër sukses akademik -
Gjermani
I riu nga Kosova, Adrian Simnica, mban fjalim në Bundestagun Gjerman -
Fatlume Bunjaku bëhet anëtare e Akademisë Evropiane të Filmit -
Numërimi i votave të para nga diaspora ia shton një ulëse VV-së
Jeta në Zvicër
-
Swissaid ndihmoi 300,000 njerëz në mbarë botën në vitin 2025 Vitin e kaluar, Swissaid mbështeti gati 300,000 njerëz në dhjetë vende përmes bashkëpunimit për zhvillim dhe... -
Thatësira vazhdon në Zvicër pavarësisht shirave -
Zviceranët blejnë më pak televizorë të rinj për Kupën e Botës sesa në të kaluarën -
CNN: Marrëveshja SHBA–Iran mund të nënshkruhet të dielën në Gjenevë -
Zvicra zgjat misionin në KFOR deri në vitin 2029, rrit edhe kapacitetet rezervë ushtarake











