Lajme
Kancelari gjerman paralajmëron Netanyahun kundër spirales së dhunës
Një zhëdhënës i qeverisë në Berlin, Wolfgang Büchner ka njoftuar se sot kancelari gjerman, Olaf Scholz ka shprehur sot shqetësimin për rrezikun e një lufte rajonale në Lindjen e Mesme gjatë një bisede telefonike me kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu.
Biseda u zhvillua një ditë pas një sulmi ajror izraelit në një shkollë në Gaza, ku thuhet se vrau dhjetëra civilë, me Ministrinë e Jashtme gjermane që më vonë e quajti sulmin “të papranueshëm” dhe bëri thirrje për një armëpushim.
“Scholz i tha Netanyahut se qeveria gjermane dënon fuqishëm kërcënimet nga Irani, militantët e Hezbollahut në Liban dhe të tjerë kundër sigurisë së Izraelit dhe qytetarëve të tij”, ka deklaruar Büchner, transmeton albinfo.ch.
Sipas tij, kancelari theksoi nevojën për të “thyer spiralën shkatërruese të dhunës hakmarrëse, për të ulur tensionet dhe për të punuar në mënyrë konstruktive për de-përshkallëzimin”.
Scholz përsëriti gjithashtu se ka ardhur koha për të finalizuar një marrëveshje për një armëpushim në Gaza, dhe lirimin e pengjeve të mbajtura nga militantët në territorin palestinez.
Tutje ai ka thënë se shumë qëllime ushtarake në luftën kundër Hamasit janë arritur, por vuajtjet njerëzore në Rripin e Gazës vazhdojnë dhe janë “të mëdha”.
Më vonë të dielën, Ministria e Jashtme gjermane bëri thirrje përsëri për një armëpushim në Gaza.
E-Diaspora
-
Kallëzim penal ndaj Sanija Ametit pasi qëlloi foton e Jezusit Pas raportimit për fotot e publikuara nga Ameti në Instagram të dielën, politikanja 32 vjeçare shkroi...
-
Shqipëri: Kostot për votimin e diasporës – një pjesë mbulohet nga shteti e pjesa tjetër nga votuesit
-
Liridona Makica zgjidhet Sipërmarrësja e Vitit 2024 nga Swissalbs
-
Don Marjan Marku: Të promovohet dialogu ndërfetar dhe ndërkulturor
-
Shfaqet në Zvicër filmi i Bujar Alimanit, “Fluturat”
Jeta në Zvicër
-
Kallëzim penal ndaj Sanija Ametit pasi qëlloi foton e Jezusit Pas raportimit për fotot e publikuara nga Ameti në Instagram të dielën, politikanja 32 vjeçare shkroi...
-
Zhduken mijëra nënshkrime për nismën e Bernës
-
Hekurudhat Federale të Zvicrës raportojnë fitim më të ulët, përpikmëri më të lartë
-
Cyrih vs Gjenevë: Çka konsiderohet një pagë e mirë për punëtorët e huaj?
-
Zvicra refuzon tarifën e hyrjes prej 25 frangash për turistët e huaj