Kosova
Kandidatët për deputetë me më së paku vota
Është bërë e ditur se rreth katërmbëdhjetë kandidatë për deputetë nga subjekte të ndryshme politike nuk kanë arritur të marrin as nga dhjetë vota, transmeton albinfo.ch.
Madje, ka kandidate për deputete që ka marrë vetëm dy vota.
Sipas rezultateve përfundimtare të KQZ-së, Valbone Kryeziu, nga Partia e Ashkalinjve për Integrim, ka marrë vetëm 2 vota. Po ashtu nga kjo parti është Remzije Arifi, e cila ka marrë 3 vota, si dhe Nebahate Kurteshi 3 vota.
Katër vota nga kjo parti ka marrë Fatime Osmani, aq sa ka marrë edhe Xhevahire Krasniqi nga Lëvizja për Bashkëveprim.
Nga ana tjetër, Elvan Galushi-Elshani nga Partia e Ashkalinjve për Integrim, ka marrë 5 vota. Nga kjo parti ka marrë vetëm 7 vota Mejreme Berisha, aq sa ka marrë edhe Drinor Elshani nga Partia Liberale Egjeptiane.
Nga tetë vota kanë marrë Xhulsume Ademi nga Partia e Ashkalinjve për Integrim, Naser Bajrami nga Lëvizja për Bashkëveprim, Nazmie Ramadani dhe Gylxhan Qukani nga Partia Demoratike e Ashkalinjve të Kosovës.
Kurse, nga nëntë vota kanë marrë Ahmet Podrimja nga Partia e Ashkalinjve për Integrim, Bahtir Kelmendi nga Partia Liberale Egjiptiane dhe Myrvete Salihu nga Partia Fjala.
E-Diaspora
-
Thonex: Punonjësi me origjinë shqiptare denoncon racizëm në polici Një punonjës i shërbimit të kontrollit të parkimit në komunën e Thônex, me shtetësi zvicerane dhe... -
Kantoni i Cyrihut i dhuron një automjet zjarrfikës qytetit të Gjilanit -
Vjenë
Trupat e pajetë nga tragjedia e Vjenës nisen sot për Kosovë -
Cyrih
Festa e Fitër Bajramit bashkoi besimtarët shqiptarë në Cyrih -
SHBA
Astronomja nga Kosova, Pranvera Hyseni, fiton çmim prestigjioz në SHBA
Jeta në Zvicër
-
Disa pishina zvicerane mund të ndalojnë hyrjen e jo-rezidentëve Qeveria komunale e Porrentruy në Zvicrën veriperëndimore mund të vendosë kufizime në qasjen për pishinat e... -
Thonex: Punonjësi me origjinë shqiptare denoncon racizëm në polici -
SHBA fillon hetime kundër Zvicrës për tregti të padrejtë -
Në Zvicër po zhvillohet një vaksinë kundër kancerit e krijuar posaçërisht për çdo pacientë -
Central gjigant në Zvicër 600 metra nën tokë, një nga më të fuqishmit në Evropë













