Shkurt.ch
Kanë filluar manifestimet për nder të 1 Gushtit
Veç festimeve popullore me fishekzjarrë, janë mbajtur edhe fjalimet e para të politikanëve, gjegjësisht të ministrit Maurer dhe atij Berset
Manifestimi tradicional i 1 Gushtit, festës nacionale të Zvicrës, në disa qytete ka filluar më 31 korrik. Kështu një spektakël i madh tradicional me fishekzjarrë për nder të festës është organizuar natën e të martës në Bazel, buzë lumit Rajna.
Në qytet për të parë spektaklin kishin dalë rreth 100 mijë veta, ndërsa programi, i filluar në orën 23, ka zgjatur 25 minuta. Fishekzjarrët janë ndezur nga anijet e Rajnës. Para spektaklit, në qytet ka pasure stenda të shumta festive me muzikë live dhe me ushqime për festuesit. Ndërsa në lumin Rajna është bërë prezantimi publik i anijes zjarrfikëse “Christopherus” dhe një garë i barkave të gomës.
Nga ana tjetër, mbrëmë kanë filluar maratonën e tyre të fjalimeve festive edhe politikanët e Zvicrës. Ministri Ueli Maurer ka mbajtur dy fjalime, njërin në Hinwil (ZH) dhe tjetrin në St. Margrethen (SG), ndërsa ministri Alain Berset në Middes (FR).
E-Diaspora
-
Disspora
Diaspora: 15 miliardë € në 18 vjet për Kosovën Nga 608 milionë në 1.4 miliardë euro: Si u rrit mbështetja e diasporës për Kosovën... -
Koncert festiv i Ansamblit “Vatra” u mbajt në Bülach -
Me 18 vjet jetë, Kosova ndodhet në pragun e pjekurisë si shtet -
Spiropali viziton katedrën e Albanologjisë në Munih -
Ylli Rita Ora, pjesë e himnit zyrtar të “Open Masters Games Abu Dhabi
Jeta në Zvicër
-
Rriten dërgesat ilegale të medikamenteve nga BE drejt Zvicrës Dërgesat ilegale të barnave drejt Zvicrës po vijnë gjithnjë e më shumë nga vendet e Bashkimit... -
Coop njofton konsumatorër pasi tërhoqi nga shitja çokollatat “Halba” -
Autoritetet zvicerane nisin hetim për qumështin e foshnjave të tërhequr nga tregu -
Mbi 1.000 tela elektrikë të dëmtuar në linjën Lozanë–Renens, trafiku hekurudhor i paralizuar deri të mërkurën -
Koncert festiv i Ansamblit “Vatra” u mbajt në Bülach













