Shkurt.ch
Kanë vënë në lojë plakun, 5 kujdestare pushohen nga puna
Pas pushimit nga puna, ish kujdestaret i pret edhe akuza. Këshilli komunal ka paralajmëruar ngritjen e një padie
Pesë kujdestare të një shtëpie pleqsh në Kantonin Appenzell Ausserhoden e kanë paguar me humbje të vendit të punës shakanë e pakripë që e kanë bërë me një pensionist, banor i kësaj shtëpie. Katër prej tyre morën përjashtim të menjëhershëm nga puna.
Sipas gazetës “Appenzeller Zeitung” në korrik të këtij viti, gjersa shefja ishte në pushime, pensionisti në fjalë qe trajtuar në mënyrë jo të denjë nga pesë kujdestaret, duke e bërë objekt përqeshjeje. Për shkak të inkontinencës së tij, ato e kishin veshur pensionistin me rroba grash.
Pas pushimit nga puna, ish kujdestaret i pret edhe padia penale.
Këshilli komunal ka paralajmëruar ngritjen e një padie, ka bërë të ditur kryetari i komunës. Ndërsa shefi i entit social i kantonit kishte thënë më parë se nuk beson se do të vijë puna deri te padia penale.
E-Diaspora
-
Gjermani
Kosova me ligj të ri për shtetësinë, lehtësohen procedurat për diasporën në Gjermani Nga 22 maji kanë hyrë në fuqi rregulla të reja për regjistrimin, ri-fitimin dhe natyralizimin e... -
Albin Kurti nesër në Zvicër, takim me mërgatën shqiptare në Cyrih -
LDK mban takim me bashkatdhetarë në Vjenë -
Koncerti Zvicerano-Kosovar bashkon diplomacinë, kulturën dhe miqësinë në SHBA -
Zvicër
Policia zvicerane arreston 67-vjeçarin nga Kosova si të dyshuar për tentim mashtrimi me telefon
Jeta në Zvicër
-
Mijëra zviceranë demonstrojnë kundër iniciativës “10 milionë” Në pankarta shkruante veç tjerash, se do të ishte më mirë të kufizoheshin emetimet e CO2... -
Jans nxit reagime me krahasimin e nismës “10 milionëshe” me Brexit-in -
Zvicra zgjeron sanksionet ndaj Rusisë -
Dy gjyqtarët në lidhje dashurie mbeten në detyrë -
Spitali Universitar i Cyrihut raporton në prokurori 10 vdekje të dyshimta













