Shkurt.ch
Kantoni Neuchatel vendos pagën minimale, 20 franga në orë
Populli i Neuchatelit, në vitin 2011 kishte votuar në referendum për ndryshimin e Kushtetutës së Kantonit, me qëllim që ajo të mundësojë pagën minimale
Baza ligjore e cila e mundëson pagën minimale prej 20 frangash në orë në kantonin Neuchatel (Neuenburg) është e pranueshme. Këtë qëndrim e ka shpallur Gjykata Federale e Zvicrës me seli në Lozanë duke hedhur poshtë ankesat e bëra kundër kësaj mase që ka marrë kantoni në fjalë, shkruan srf.ch.
Paga minimale nuk është në kundërshtim me parimet e ekonomisë liberale dhe as me legjislacionin federal në fuqi, thonë gjyqtarët nga Lozana.
Populli i Neuchatelit, në vitin 2011 kishte votuar në referendum për ndryshimin e Kushtetutës së Kantonit, me qëllim që ajo të mundësojë pasjen e pagës minimale, transmeton albinfo.ch. Parlamenti i Kantonit e kishte caktuar shumën 20 franga në orë si pagë minimale. Por, federata të ndryshme degësh ekonomike, ndërmarrje dhe persona privatë e kishin kundërshtuar këtë duke bërë ankesë.
Kjo që ka ndodhur në Neuchatel, është prej vitesh synim i parealizuar i sindikalistëve të gjithë Zvicrës. Ky hap mund të shërbejë si shtysë për riinicimin e pagës minimale në nivel nacional. Siç dihet, me iniciativën popullore të vitit 2014, qe kërkuar paga minimale prej 4000 frangash, por populli me votën e vet e kishte hedhur poshtë.
Nga pesë milionë veta sa llogariten si të punësuar në Zvicër, 1.7 milion gëzojnë një të drejtë të pagës minimale falë Marrëveshjes Kolektive të Punës (GAV), shkruan albinfo.ch. Ajo miratohet në nivel të degëve ekonomike dhe si rezultat i negocimit mes sindikatave dhe punëdhënësve dhe duhet të përtëritet periodikisht.
Kështu, paga minimale obligative në nivel nacional ekzistojnë në fushat si hotelieri, në furra buke, te puna temporare dhe te shërbimet private të sigurimit, transmeton albinfo.ch. Ndërsa nuk ka paga minimale obligative në shitjen me pakicë, në degën e Callcenter dhe në profesionet e përkujdesjes shëndetësore.
E-Diaspora
-
Evropa rrit kërkesën për profesionistë shqiptarë, Gjermania mbetet destinacioni kryesor Talentet po i merr Europa, qindra të rinj të kualifikuar largohen drejt BE-së... -
Bern
Nxënësit e Shkollës Shqipe në Ostermundigen nisin përgatitjet për Ditën e Pavarësisë së Kosovës -
Studentja shqiptare në Harvard, Julia Karabolli, kryen praktikë në Kuvendin e Shqipërisë -
Lea Ypi do të mbajë leksionin inaugural në Kolegjin e Francës -
Çfarë i duhet Cyrihut për të qenë një qytet gjithëpërfshirës?
Jeta në Zvicër
-
Tesla del nga dhjetë makinat më të shitura elektrike në Zvicër Për vite me radhë, prodhuesi i makinave Tesla kryesonte fushën për sa i përket shitjeve të... -
Rritje e re e shkallës së papunësisë në janar, ka arritur në 3.2% -
Më shumë se 8 milionë CHF janë shpenzuar për fushatat e votimit të 8 marsit -
Kthimi afatgjatë në Brienz konsiderohet i mundur -
Qeveria zvicerane prezanton planin për të ndaluar mungesën e banesave të përballueshme













